E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kulicaj-Balla Apeli kthen per rishqyrtim ceshtjen

Gjykata e Apelit ka rrëzuar të martën padinë e ngritur nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, ndaj deputetit socialist Tauland Balla. Apeli e riktheu çështjen në Gjykatën e Tiranës për shkak të shkeljeve procedurale.

Pas dhënies së vendimit, deputeti socialist Balla i cili akuzohet për shpifje nga numri dy i Policisë së Shtetit, deklaroi për mediat se i qëndron deklaratat e bëra kohë më parë për Kuliçajn. “Gjykata e Apelit rrëzoi një vendim absurd politik. I qëndroj deklaratave të mia fjalë për fjalë”, tha Balla. Kuliçaj paditi kohë më parë në gjykatë deputetin socialist Taulant Balla me akuzën e shpifjes.

Me anë të një kërkesë-padie të depozituar në Gjykatën e Tiranës, Kuliçaj ka kërkuar shpërblimin e dëmit moral që i është shkaktuar prej thënieve, sipas tij të pavërteta, të pohuara nga deputeti Balla në një konferencë për shtyp të datës 16 mars 2011. Bëhet fjalë për një deklaratë, ku emri i zëvendësdrejtorit Kuliçaj përmendet si i përfshirë në kontrabandën e naftës “Virgine”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›