Kulicaj i korruptuar ndoshta bashkepunetor i Dritan Dajtit
Ambasada Amerikane ne Tirane mendon se ajo vete agjenci te ndryshme te luftes kunder krimit ne SHBA e BE kane informacione per aktivitete te jashteligjshme te njerit prej drejtoreve me te larte te Policise se Shtetit dhe thone se ky drejtor ka statusin e te paprekshmit per shkak te marredhenieve te tij me Kryeministrin Sali Berisha. Zevendesdrejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit Agron Kulicaj sipas kabllogramit 09TIRANA755 te nentorit 2009 besohet gjeresisht se eshte i korruptuar ka zera qe ai mund te jete i perfshire ne arratisjen e figures se krimit te organizuar Dritan Dajti dhe se shume donatore europiane refuzojne te angazhohen ne ndihme te policise pjeserisht per shkak te pranise se Kulicajt.
Raportet diplomatike amerikane vijojne te shperthejne keshtu skandal pas skandali ne jeten politike shqiptare duke sherbyer si denoncues me autoritet te disa prej ngjarjeve me te renda te tranzicionit shqiptar.
Vemendja e amerikaneve per zevendesdrejtorin e Policise u terhoq ne nentor te vitit 2009 kur ish-drejtori i Policise Ahmet Premci dha doreheqjen dhe Hysni Burgaj mori postin e tij.
Shkarkimet e drejtoreve dhe i paprekshmiPas vetem nje jave ne pushtet i sapoemeruari drejtor i pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj njoftoi ndryshime ne pothuajse te gjitha drejtorite rajonale e funksionale. Dy jave me vone Burgaj kreu ndryshime te ngjashme ne Policine Kufitare. Ndersa shpejtesia e ketyre ndryshimeve i kapi ne befasi kritiket dhe donatoret nderkombetare ambasada eshte dakord me Misionin e Bashkimit Europian per ndihme per Policine PAMECA e cila mendon se ndryshimet ne strukture qene ne perputhje me rregullohen dhe ICITAP beson se disa prej levizjeve jane pozitive thuhet ne kabllograme.
Megjithate ambasada u tregua e shqetesuar per shkak te faktit se drejtori i Inteligjences Agron Kulicaj nuk u prek nga levizjet.
Burimet pretendojne se Kulicaj eshte i korruptuar dhe se donatoret refuzojne te ndihmojne Policine e Shtetit pjeserisht per shkak te pranise se tij. Ambasadori ia ka shprehur shqetesimet per korrupsion ne nivelet me te larta te Policise se Shtetit ne pergjithesi ministrit te Brendshem Basha ndersa ICITAP programi i SHBA-se per ndihmen nderkombetare per trajnim mbi hetimin kriminal ia ka shprehur shqetesimet tona specifike mbi Kulicajn te Burgaj thote raporti diplomatik.
Sipas Ambasades Amerikane Burgaj u eshte pergjigjur shqetesimeve amerikane duke verejtur se Kulicaj eshte i lidhur ngushte me Kryeministrin Sali Berisha dhe se cdo perpjekje per ta shkarkuar apo zhvendosur ate duhet te vije nga zyra e Kryeministrit.
Akuza per lidhje me Dritan DajtinBurime te shumta nga brenda Policise se Shtetit i kane deklaruar punonjesve te Ambasades Amerikane se kane arsye te dyshojne qe Agron Kulicaj ishte burimi i Dritan Dajtit brenda policise dhe se ai eshte njeriu qe dekonspiroi aksionet e ndryshme per arrestimin e te shumekerkuarit. Dritan Dajti ishte i shpallur ne kerkim per vrasje qe prej nje dekade kohe gjate se ciles beri nje jete pothuajse te zakonshme deri sa ne gusht 2009 kater prej forcave policore qe u derguan ta arrestonin mbeten te vrare ne shkembim zjarri me Dajtin. Dritan Dajti gjendet aktualisht ne burg ne pritje te gjykimit ndersa gjyqi po zgjatet pafundesisht.
Jo vetem qe praktikat korruptive te Kulicajt jane te mirenjohura por ka gjithashtu zera se ai mund te jete perfshire ne skandalin qe doli pas arrestimit te Dritan Dajtit ne gusht nje figure kjo e krimit te organizuar kur Dajti u informua paraprakisht dhe shume oficere policie mbeten te vrare gjate aksionit thuhet ne kabllograme. Disa ne polici besojne se Kulicaj mund ta kete ndihmuar Dajtin tu shpetoje perpjekjeve te tjera per arrestim ne te shkuaren. Sipas burimeve nga policia zyrtaret e larte te policise vendosen te veprojne kunder Dajtit ne gusht te ketij viti 2009 per shkak se Kulicaj nuk gjendej ne Shqiperi per momentin dhe supozohej qe per kete shkak nuk kishte mundesi te dekonspironte te Dajti vijon kabllogrami.
Ambasada beson se Burgaj dhe paraardhesi i tij Premci gezojne reputacion te mire dhe se paaftesia e Burgajt per te vepruar kunder Kulicajt lidhet me lidhjet e vjetra te ketij te fundit me vete Kryeministrin Sali Berisha per te cilin me heret ka sherbyer si truproje.
Donatoret dhe lufta kunder krimitKabllogrami ben te ditur ne menyre indirekte qe agjencite e ndryshme nga vendet perendimore te cilat jane angazhuar ne programe trajnimi per Policine e Shtetit me synimin e zhvillimit te kapaciteteve jane ngushtesisht te interesuara edhe per emerimet e shkarkimet brenda policise.
Ambasada e Britanise se Madhe fillimisht u shpreh e shqetesuar mbi zhvendosjen nga detyra te Arjan Muces nga posti i drejtorit te luftes kunder krimit te organizuar ne postin e keshilltarit te Burgajt thuhet ne kabllograme. Shqetesimet britanike vijne nga fakti se investime te rendesishme qe BE-ja ka bere ne Drejtorine e Krimit te Organizuar mund te shkojne dem per shkak te ketij shkarkimi. Gjithsesi pas diskutimeve te metejshme BE-ja doli ne perfundimin qe njohurite historike dhe trajnimi do te mbetet i paprekur ne kapacitetet ekzistuese te stafit. ICITAP beson se shkarkimi i Muces mund te jete pozitiv per shkak se ai ka kundershtuar ndarjen e informacionit me Policine Kufitare.