E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në komunën Shalë, PD kërkon pavlefshmëri

Komuna Shalë e Qarkut të Shkodrës do vijojë të mbajë peng shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 8 majit, pasi Partia Demokratike kërkoi pavlefshmëri të zgjedhjeve për këtë komunë. Nga ana tjetër, Partia Socialiste është shprehur se nuk ka prova për shkelje për këtë komunë.
 

Më herët, Kolegji Zgjedhor vendosi të rikthejë sërish në KQZ, shqyrtimin e ankimimit të Partisë Demokratike, për pavlefshmëri në këtë zonë.
Partia Demokratike paraqiti pranë Kolegjit, kërkesën ankimore për pavlefshmëri në këtë komunë, ku pas numërimit të votave në KQZ, fitues u shpall me 2 vota më shumë kandidati socialist.
 

Në zgjedhjet e zhvilluara në 21 gusht në komunën Shalë, Partia Socialiste arriti që të fitonte me kandidatin e saj Balë Vuksani me 644 vota, kundrejt 642 votave të Dedë Tonaj nga koalicioni i djathtë. Me përfundimin e ankimimit për këtë zonë, pritet që KQZ-ja, të shpallë edhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 8 majit në vend.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›