E Diel, 1 Nëntor 2026

Kulisat e garës Basha-Olldashi, ja si janë ndarë klanet në PD

Gazeta 55 rreshtohet pro Bashës dhe sulmon Olldashin. Basha si Berisha, refuzon emisionin Opinion të Fevziut

klanetDuket se Lulzim Basha po ndjek verbërisht të gjithë këshillat e Sali Berishës. Pasi ky i fundit e ka refuzuar prej kohësh emisionin Opinion të Blendi Fevziut, të njëjtën gjë ka bërë edhe Basha. Të enjten e javës së kaluar, Sokol Olldashi, rivali i Bashës në garën për kreun e PD-së ishte në një intervistë televizive tek emisioni Opinion i Fevziut, dhe pikërisht ky i fundit deklaroi se të enjten e ardhshme në studio do të ishte Lulzim Basha. Por të enjten në vend të Bashës u transmetua një intervistë e regjistruar me Auron Taren për lëvizjet agjenturore që kërkonin rrëzimin e Enver Hoxhës. Nuk dihet nëse Basha do të jetë këtë javë në studion e Fevziut, apo edhe si Berisha do të vazhdojë bojkotin ndaj emisionit Opinion në Tv Klan.
Gazeta 55 kundër Olldashit
Nga ana tjetër Gazeta 55 e botuesit Fahri Balliut, ka nisur një betejë të hapur kundër kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike, Sokol Olldashit. Në një shkrim të saj, kjo gazetë ka akuzuar kryesocialistin Edi Rama se po investohet fuqishëm për të mbështetur Olldashin. Sipas 55-s, Rama po tenton krijimin e një opozite të emëruar, nga frika se mos në krye të PD-së vjen Lulzim Basha. Fakti që Lulzim Basha është në rolin e protagonistit politik tek e djathta dhe pesha e tij vendimtare jo vetëm tek demokratët, por edhe më gjerë, bën që Edi Rama dhe oborri i tij mediatik ta ketë atë në qendër të sulmeve të përditshme. Në interesin afatgjatë të Edi Ramës do të duhej që Basha të mos e fitonte garën për kryetar të PD. Arsyet dihen. Protagonizmi dhe karizma e Bashës e nxori Ramën në pension, e çrrënjosi nga karrigia e korrupsionit 11 vjeçar, duke e zhbërë më thellë në opozitën e tij të përhumbur. Dy vjet më pas, Rama vjen me petkun e fituesit të zgjedhjeve parlamentare (edhe pse sipas kalkulimeve matematikore ai dhe partia e tij kanë marrë po aq mandate se në 2009-ën) dhe normalisht që në psikologjinë e tij politike, karrigia e pushtetit nuk është e lehtë për tu lëshuar. Ai dhe oborri i tij i lobuesve të mëdhenj financiarë i mëshojnë fort këtij fakti. Dhe për tia arritur këtij qëllimi, rruga u duhet e lirë aq e lirë sa pengesat që mund të sjellë opozita e djathtë të jenë tërësisht të paefektshme. Ndaj dhe Rama me kompani po investohen fuqishëm në një hakmarrje të egër ndaj Lulzim Bashës thjesht e vetëm për të intimiduar anëtarësinë e PD. Kuptohet se atij i intereson një rival i dobët, një rival i parrezikshëm në aksionet e tij kundër opozitës gjatë katër viteve të ardhshme, shkruan gazeta 55. Sipas kësaj gazete, tashmë kryetari i ri i PD-së dihet dhe ai është Lulzim Basha. Ndaj, kandidimi i Bashës për kryetar të PD i cili do të udhëheqë opozitën e katër viteve të ardhshme, Edi Ramës i shuan shpresat e telendisjes së opozitës, pasi pritshmëritë janë që kreu i mazhorancës së re të pësojë disfatën e parë brenda 2 viteve. Atij si intereson Lulzim Basha kryetar i PD. Nuk i duhet Basha në krye të aksionit opozitar, pasi i cenon interesat politike largpamëse. I duhet një rival i dobët, një opozitar i dobët në mënyrë që, llogaritë ti bëjë shumëzim për dy, apo për tre. Këtë kënaqësi demokratët sdo ia dhurojnë dhe Lulzim Bashën do ta ketë domosdo në çdo front apo betejë të ardhshme elektorale, e mbyll shkrimin e saj gazeta 55

Olldashi: E njoh prej vitesh Fahriun,
nuk e di akoma çfarë përfaqëson ai
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi gjatë intervistës së dhënë për gazetaren Ilva Tare, i është përgjigjur sulmeve në adresë të tij, të botuar në gazetën 55. Duke ju referuar botuesit të 55, Fahri Balliu, Olldashi tha se e njeh atë prej vitesh por ende nuk e ka kuptuar se çfarë përfaqëson ai. Kam kaq vite që e njoh Fahriun dhe nuk e kam kuptuar nëse është i majtë, i djathtë, i kuq, blu apo çfarë përfaqëson reagoi Olldashi. Duke iu përgjigjur një titulli të gazetës 55 se përse nuk e sulmon Olldashin gazeta zyrtare e Partisë Socialiste, Zëri i popullit, Olldashi dha këtë përgjigje. Nuk e lexoj Zërin e Popullit që kur nga kjo gazetë ka ikur Fahri Balliu. Ka qenë më interesante. Që kur ka ikur ai, nuk e lexoj. Unë nuk kam burim informacioni nga PS, nëse Fahriut i kanë mbetur burime aty, u shpreh Olldashi.

Mesila Doda mbështetësja më e madhe e Olldashit në Facebook

Deputetja Mesila Doda është një nga mbështetëset më të mëdha të kandidatit Sokol Olldashi në rrjetin social Facebook. Në faqen e saj, Doda jep pëlqimin e saj për pothuajse të gjitha takimet të cilat Olldshi zhvillon me strukturat e PD-së në rrethe. Melisa Doda dhe Sokol Olldashi i janë bashkuar Partisë Demokratike pothuajse në të njëjtën periudhë. Në dy zgjedhjet e fundit parlamentare të zhvilluara (2009 dhe 2013), Olldashi dhe Doda kanë qenë drejtuesit e fushatës së Partisë Demokratike në qarkun e Fierit.

***************8
Dy skenaret për të ardhmen e PD-së pas 22 korrikut

Në datën 22 korrik Partia Demokratike do të ketë një kryetar të ri. Dy pretendentët Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi kanë të përbashkët vetëm garimin, pasi si hyrja e tyre në PD si platformat e tyre ndryshojnë shumë. Por çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike nëse fiton Basha ose Olldashi.
Skenari numër 1
Sipas shumë analistëve pranë së djathtës Lulzim Basha është më favorit për të fituar kundrejt Sokol Olldashit. Kjo vjen për një sërë arsyesh, që nga posti i tij si kryetar i bashkisë më të madhe në vend, e deri tek cilësimi si beniamini i Berishës. Ky i fundit duket se do ti japë PD-së një frymë tërësisht perëndimore. Si kryetar të grupit parlamentar Basha do të vërë pikërisht rivalin e tij Sokol Olldashin. Ndërsa si sekretar të përgjithshëm do të vihet Arben Imami. Ndërsa në strukturat e tjera të PD do të ketë një reformim të plotë, ku do të hiqen të gjithë drejtuesit e vjetër për tu zëvendësuar me prurje të reja.
Skenari numër 2
Nëse fiton Sokol Olldashi atëherë PD aktuale nuk do të ndryshojë. Olldashi do të vërë në strukturat drejtuese pothuajse të gjithë gardën e vjetër, dhe ndoshta ndikimi i Berishës në PD nuk do të jetë aq i madh sa çdo të ishte me Bashën si kryetar PD-je. Si sekretar të përgjithshëm ai do të emëronte sërish Ridvan Boden, ndërsa si kryetare të grupit parlamentar surpriza do të ishte Jozefina Topalli. Ndërsa alternativa tjetër është që kryetar grupi të jetë sërish Astrit Patozi.

*************8
Prurjet e reja të PD pro Bashës
Pro kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranë janë të gjitha prurjet e reja në Partinë Demokratike pas vitit 2005, ku përjashtim bën vetëm Majlinda Bregu. Brezi i ri i PD-së shikon tek Basha përfaqësuesin e tyre më të denjë. Këtij grupi duket se i është bashkuar edhe Eduart Selami. Por Basha duket se ka një plus të madh në këtë garë, që është faktori Berisha. Nëpër korridoret e selisë blu, por edhe në analizat e disa prej emrave të njohur të gazetarisë theksohet se Basha e ka të fituar këtë garë pikërisht ngaqë është i preferuar i Doktorit. Edhe pse ky i fundit ka deklaruar se nuk do të mbajë anë në këtë garë, por të gjithë e dinë tashmë që Basha është beniamini i Berishës në PD.

Pro Lulzim Bashës
-Eduart Selami
-Aldo Bumçi
-Gerti Bogdani
-Albana Vokshi
-Grida Duma
-Fahri Balliu
-Tritan Shehu
-Flamur Noka
-Eduart Halimi
-Keltis Kruja

Garda e vjetër pro Olldashit
Garda e vjetër e Partisë Demokratike preferon që në krye të PD-së të jetë pikërisht Sokol Olldashi. Kjo mbështetje e tyre vjen prej një sërë arsyesh. Faktori i parë është se Sokol Olldashi cilësohet si një demokr

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›