SUPLEMENT/100 vrasjet më të bujshme në historinë e njerëzimit
Një zinxhir vrasjesh që lanë pas shume mistere dhe fakte të debatueshme. Nga John Kennedy, Aldo Moro, John Jennon deri tek stilisti i famshëm, Gianni Versaçe.
Gazeta Tirana Observer boton sot 100 vrasjet më të bujshme në historinë e njerëzimit. Ato vrasje që janë shoqëruar me më shume bujë, zhurmë, debat, por edhe reagimi e kundër-reagime. Nganjëherë edhe me vrasje që të çojnë drejtë hakmarrjeve. Por edhe si ajo e Arqidulës në Sarajevë që shkaktojë edhe Luftën e Parë Botërore. Gjithçka nis me atë 14 prill të vitit të largët 1865, kur presidenti amerikan, Abraham Linkoln, u shndërrua njëherësh edhe në personalitetin më të lartë të një shtetit modern, që mbetet i vdekur nga një atentator. Por vrasjet vijojnë më parë edhe me Aleksandrin e Dytë të Rusisë. Për të vijuar po me një president amerikan, që më 2 korrik 1881 ishte Garfield në Washington. Por, nuk i ka shpëtuar vrasjes as presidenti Francës. Sadi Carnot ekzekutohet në Lion më 24 qershor 1894. Katër vite më vonë, si të bëhej për kompensim, vritet mbretëresha e Austrisë, Elisabeth. Për të vijuar më pas me mbretër, kryeministra, presidentë, por edhe njerëz të artit. Nga presidenti amerikan John Kennedy dhe vëllai i tij, Bob Kennedy. Nga Luter King tek kryeministri i Italisë, Aldo Moro. Nga solisti i Beatles John lennon, tek stilisti i famshëm, Gianni Versaçe. Një zinxhir vrasjesh që lanë pas shume mistere, fakte të debatueshme dhe të gjitha janë pjesë e historisë së botës. Një speciale e rrallë në rubrikën “Observer Weekend”.
1. 14 prill 1865. Presidenti amerikan, Abraham Linkoln, qëllohet nga Jonm Wilkes Booth, një aktor shumë i njohur, në teatrin Ford të Washingtonit. Vdiq në 15 prill.
2. 13 mars 1881. Vritet Aleksandri II I Rusisë
3. 2 korrik 1881. Presidenti amerikan, James A. Garfield, qëllohet nga Charles J. Guiteau, në Washington DC. Vdiq në 19 shtator.
4. 25 qershor 1894. Vritet presidenti i Francës, Marie Francois Sadi Carnot. Ai u qëllua me thikë nga një anarkist italian me emrin Sante Geronimo Caseroi. Vdekja e tij shkaktoj tmerr dhe dhimbje në vend.
5. 19 shtator 1898. Vritet perandoresha, Elisabeth e Austrisë, e goditur me thikë nga anarkisti Italian, Luigi Leçheni.
6. 29 korrik 1900. Vritet Umberto I, mbret i Italisë.
7. 6 shtator 1901. Vritet në Bufalo, New York, presidenti amerikan, William Mckinley. Vdiq në 14 shtator. Ekzekutohet si autor i krimit Leon Czolgosz.
8. 17 qershor 1904. Vritet guvernatori i Përgjithshëm i Finlandës, Nikolai Ivanovich Bovrikov. Vrasja e tij është përmendur dhe përshkruar nga James Joyce në romanin e tij Uliksi.
9. 1 shkurt 1908. Vritet në Lisbonë mbreti Karlos I dhe djali i tij, Luis Felipe.
10. 23 shkurt 1913. Vritet presidenti i Meksikës, Francisco Madero dhe zëvendëspresidenti Jose Pino Suarez.
11. 18 mars 1913. Vritet mbreti i Greqisë, Georgios.
12. 16 mars 1914. Vritet kryeredaktori i gazetës Le Figaro Gaston Calmette. Ai u vra nga gruaja e ministrit të Financës Joseph Caillaux. Ajo e qëlloi katër herë nga frika se ai mund të bënte publike lidhjen e saj jashtëmartesore.
13. 28 qershor 1914. Vritet në Sarajevë të Bosnjës arqiduka, Francis Ferdinant i Austro-Hungarisë dhe gruaja e tij. Autori ishte Gavrilo Princip.
14. 30 dhjetor 1916. Vritet Grigori Rasputin, murgu rus i gjithëpushtetshëm.
15. 12 korrik 1918. Vritet Duka i Madh, Michael i Rusisë.
16. 16 korrik 1918. Ekzekutohet cari i dorëhequr rus, Nicholas II, gruaja e tij, carina Aleksandra, djali i tyre Aleksis, vajzat e tyre Olga, Tatiana, Marie, Anastatia, dhe katër shërbëtorë. Autorë ishin bolshevikët Ekateringburg.
17. 31 tetor 1918. Vritet ish-kryeministri i Hungarisë, Istvan Tisza. Ai u vra në Budapest nga një grup ushtarësh gjatë revolucionit të tetorit 1918.
18. 14 dhjetor 1918. Vritet Presidenti i Portugalisë, Sidonio Pais. Vrasja e tij u bë nga ushtaraket që përgatisnin një grusht shteti.
19. 20 maj 1920. Vritet në Tlaxcalantongo presidenti meksikan, Venustiano Carranza.
20. 8 mars 1921. Vritet Eduardo Dato Lradier, kryeministër i Spanjës. Ai u vra nga një anarkist katalanjas duke dalë nga ndërtesa e Parlamentit në Madrid.
21. 22 gusht 1922. Vritt Michael Collins, president i Qeverisë së Përkohshm dhe lider guerrilasi IRA-s gjatë Luftës Irlandeze për Pavarësi.
22. 14 shkurt 1922. Vritet ministri i Brendshëm i Finlandës. Ai u qëllua në derën e shtëpisë së tij në Helsinki. Kjo ngjarje bëri bujë të madhe në një vend të qetë siç ishte Finlanda.
23. 22 gusht 1922. Vritet revolucionari irlandez, Michael Collins.
24. 16 dhjetor 1922. Vritet në vashave presidenti polak, Gabriel Narutowiicz.
25. 14 qershor 1923. Vritet kryeministri i Bullgarisë, Aleksandër Stamboliyski. Ai u mor peng dhe u torturua përpara se të vritej.
26. 18 shkurt 1923. Ministri i Financave, Alois Rasin, u qëllua nga anarkisti i ri, Josef Soupal. Ai nuk vdiq menjëherë, por humbi jetën disa ditë më vonë për shkak të plagëve të rënda.
27. 20 korrik 1923. Vritet në Parral të Meksikos, gjenerali, Francisco Villa Panço ish-udhëheqës rebel.
28. 10 korrik 1927. Vritet politikani irlandez, Kevin OHiggins. Ai ka shërbyer i zëvendëspresident i Këshillit Ekzekutiv dhe si ministër i drejtësisë. Ai u vra nga tre anëtarë të IRA-s që ishin kundër traktatit.
29. 17 korrik 1928. Vritet në San Angel të Meksikos gjenerali Alvaro Obregon, presidenti i sapozgjedhur i Meksikos.
30. 14 prill 1932. Vritet kryeministri i Japonisë, Hamaguchi Osachi. Ai u vra në stacionin e Tokios nga Tomeo Sagoya, një anëtar i shoqërisë sekrete ultra-nacionaliste, Aikolu-sha.
31. 6 maj 1932. Vritet presidenti i Francës, Paul Doumer. Ai u qëllua nga Paul Gorguloff, një emigrant rus me çrregullime mendore. Ai u vra gjatë hapjes së një panairi.
32. 15 maj 1932. Vritet kryeministri i Japonisë Inukai Ysuyoshi. Vrasja e tij shënoi fundin e kontrollit politik civil mbi vendimet e qeverisë.
33. 25 korrik 1934. Vritet kancelari i Austrisë, Engelbert Dollfus. Ai ka shërbyer si kancelar i Austrisë dhe si diktator i vendit, gjithashtu, derisa u vra nga agjentët nazistë.
34. 26 shkurt 1936. Vritet kryeministri i Japonisë, Takahashi Korekiyo. Pavarësisht suksesit të tij në zbutjen e pasojave të Depresionit të Madh, politikat e tij fiskale krijuan armiq në ushtri, ndaj dhe ai u vra nga oficerët të ushtrisë.
35. 19 gusht 1936. Nacionalistët spanjollë vrasin poetin Frederico Garcia Lorca. Vrasja e tij u bë nga një togë pushkatimi, ndërsa në varrin e tij nuk u shkrua emri.
36. 21 shtator 1939. Vritet kryeministri i Rumanisë, Armand Calinescu, në një aksident të qëllimshëm automobilistik. Bashkë me të humbën jetën shoferi dhe badigardët.
37. 20 gusht 1940. U vra në Meksikë Leon Trocki. Ideologu i madh i marksizmit dhe krijuesi i internacionales së Katërt, që do ti bënte opozitë asaj që drejtohej nga Stalini, humbi jetën në zyrën e tij i goditur nga një shufër hekuri e përshtatur në forme thike. Ai ishte një nga drejtuesit dhe komandantët e Ushtrisë së kuqe dhe drejtues i ÇEKA-s, që luajti rolin e shërbimit sekret në ushtri, kundër Armatës së Bardhë.
38. 25 prill 1945. Vritet udhëheqësi fashist, Benito Musolini nga partizanët.
39. 30 janar 1948, vritet lideri shpirtëror dhe i lëvizjes së pavarësisë së Indisë, Mahatma Gandhi. Ai ishte pionieri i Satyagrha rezidenca pa dhunë ndaj tiranisë.
40. 18 gusht 1950. Vritet kryetari i Partisë komuniste të Belgjikës, Julien Lahaut. Vdekja e tij shkaktoi greva në gjithë vendin dhe në funeralin e tij ishin të pranishëm 300 mijë njerëz.
41. 7 mars 1951. Vritet kryeministri i Iranit, Ali Razmara. Ai u v