E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Mamurras, krim në familje, burri vret me thikë gruan

Një krim në familje ka ndodhur sot në Fushë Mamurras. Burri ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij në rrethana ende të panjohura.

Mësohet se 44-vjeçari Marjan Lleshi ka goditur me thikë bashkëshorten e tij 27 vjeçare Valbona Lleshi  duke i shkaktuar vdekjen e menjëheshme.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se krimi është kryer brenda banesës ku jetonte çifti Lleshi të cilët kishin edhe 3 fëmijë.

Menjëherë forcat e policisë të cilat kanë shkuar në vendngjarje kanë bërë të mundur arrestimin e burrit vrasës ndërkohë që kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›