Kulla: Idrizi propozoi Nanon, Rama e kundërshtoi
TIRANE-Ilir Kulla, bashkëpunëtori i ngushtë i ish-kryeministrit, Fatos Nano zbardhi dje për mediat se kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi në tryezën e partive politike ka propozuar emrin e Fatos Nanos si kandidat konsensual për President. Kulla informoi për lajmin, që, sipas tij, kishte marrë nga brenda tryezës triorëshe pozitë-opozitë, duke thënë se propozimin e Idrizit e kundërshtuan menjëherë kryesocialisti Edi Rama dhe kreu i grupit kuvendor të PS-së, Gramoz Ruçi.
(d.b/GSH/BalkanWeb)
(d.b/GSH/BalkanWeb)