E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kullashi, Ambasador jo-rezident në Portugali

Ambasadori i Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi, i ka dorëzuar letrat kredenciale si Ambasador jo-rezident i Kosovës në Portugali.

Të njëjtën ditë, letrat kredenciale, Presidentit të Republikës Portugeze, Aníbal Cavaco Silva, ia dorëzuan edhe ambasadorët e Togos, Nigerisë, Gabonit, Birmanisë dhe Maltës.

"Pas arritjes në oborrin e pallatit presidencial, sipas protokollit, Ambasadori Kullashi u prit nga Garda e Republikës, e cila intonoi himnet e Kosovës dhe të Portugalisë. Pas pranimit të letrave kredenciale, Presidenti i Portugalisë, Aníbal Cavaco Silva, u interesua për zhvillimet më të reja politike në Kosovë. Presidenti Silva theksoi se Portugalia e ka parë të rëndësishme të mbështesë Kosovën në procesin e saj të pavarësimit", thuhet ne njoftimin e MPJ'se.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›