E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spartaku erdhi për të mposhtur Barcelonën

Trajneri i Spartak Moskës, Unai Emery, ka thënë se skuadra e tij kishte për synim të mposhtte Barcelonën në duelin e tyre të parë në kuadër të Grupit G në Ligën e Kampionëve.

Skuadra ruse ishte në avantazh 2-1, por Lionel Messi me dy golat e tij e përmbysi rezultatin dhe ia solli fitoren Barcelonës.

“Kam fat të keq, kurrë nuk e kam mposhtur Barcelonën. Por, sa herë që luaj kundër tyre, gjithmonë mundohem të fitoj. Nuk jemi të kënaqur sepse deshëm të fitojmë me gjithë vështirësitë që u përballëm”, deklaroi Emery në konferencë për shtyp pas ndeshjes në Nou Camp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›