Protesta në Kabul, Teheran e Islamabad

Qindra afgan protestuan të enjten në Kabul për shkak të publikimit të karikaturave të profetit Muhamed në Francë.
Afro 300 njerëz brohoritën parulla “Vdekje Francës” dhe “Vdekje Amerikës” – për shkak të shfaqjes së filmit, që po ashtu nënçmon profetin Muhamed.
Të enjten protesta ka pasur edhe para Ambasadës së Francës në Teheran, ku janë djegur flamujt e Francës dhe të SHBA.
Ndërkaq në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, policia ka shtënë drejt protestuesve, shumica e të cilëve ishin studentë që po mundoheshin që hynin brenda kompleksit diplomatik ku ndodhen ambasadat e SHBA, Francës dhe Britanisë së Madhe.