Kryeministri "qeteson" opoziten per borxhin publik
Ne mbledhjen e djeshme te Bordit te Agjencise per Investime dhe Zhvillim (AIDA), kryeministri Sali Berisha "qetesoi" edhe opoziten ne lidhje me borxhin publik te vendit.
"Atyre qe kane tmerr nga borxhi dua t'u them se raporti konstaton se borxhi publik ne raport me GDP-ne ka rene ne 57 per qind, qe, ne fakt, dua ta deklaroj sot publikisht se 60 per qind nuk me duket me linje e kuqe, por ngjyre portokalli", - u shpreh ai. Sipas kryeministrit, kjo tregon nje perpjekje te madhe serioze, per te mbajtur ekonomine ne parametrat sa me normale dhe ky eshte nje kusht themelor per terheqjen e investimeve te huaja. "Keto te dhena i lexova, pasi grupe hiperksenike kane tendence te nxijne cdo te dhene nga ky vend dhe kur i degjojne nga te huajt, i marrin per te vertete. Ne fakt, keto te dhena te Komisionit Europian, korrespondojne plotesisht me te dhenat e brendshme te Shqiperise. Ne te vertete nje nga rezultatet me te rendesishme te ketyre reformave ekonomike eshte se ato nuk lejuan qe te rritet papunesia, sic eshte rritur ne vende te tjera. Dhe kur thuhet se ulet papunesia, duhet te keni parasysh se cdo vit 50-60 mije qytetare hyjne ne moshen e krahut te punes, plus ata qe zbresin nga zonat rurale", - theksoi kryeministri.