Burgaj apel banoreve te Lazaratit Distancohuni nga elementet kriminale
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj i ka bërë apel banorëve të Lazaratit që të mos bëhen palë me trafikantët e drogës ndërsa paralajmëroi të gjithë ata që do të guxojnë të kundërshtojnë me forcë apo armë se do kenë një kundërpërgjigje energjike me forcën e ligjit.
Drejtori Burgaj, gjatë një conference për shtyp ka dhënë edhe detajet rreth operacionit kundër kultivimit të kanabisit në fshatin Lazarat të Gjirokastrës.
Sipas tij forcat e Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, FNSH-të forcat Delta dhe ato RENEA asgjësuan 5 mijë bimë kanabis si dhe 2000 fidanë të përgatitur për t'u mbjellë.
Në pranga ranë edhe 5 kultivuesit Mico Thanas Kuro, vjeç 29; Aurel Lufti Huso, vjeç 28, që të dy nga Lazarati, Erion Mersin Ajdini, nga Tepelena, si pronarë të parcelave të ndryshme me bimë narkotike.
Në pranga përfunduan edhe Gentian Besnik Halili, vjeç 19, nga Kukësi dhe Agron Luan Blloshmi, vjeç 25 lindur nga Librazhdi.
Gjatë operacionit pati edhe shkëmbim zjarri me policinë, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.
Burgaj shprehu vendosmërinë e Policisë për të luftuar deri në fund kultivimin e drogës deri në asgjësimin përfundimtar të saj.
Sipas tij po kryhet monitorimi dhe identifikimi i parcelave të mbjella me kanabis nga ajri me dy avionë italianë në bazë të një marrëveshjeje mes dy policive, si dhe nga 3 helikopterë të Ministrisë së Brendshme.
Për realizimin e operacionit u angazhuan 200 forca policie.