Kulluri Ministria e Mbrojtjes nuk shet prona
Ministria e Mbrojtjes nuk shet prona. Është kjo një deklaratë e përsëritur e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri drejtuar deputetit socialist Taulant Balla. Në një deklaratë ëpr mediat Kulluri sqaroi se Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura pasi shqyrton listën e pronave që do t’i mbeten në përdorim Forcave të Armatosura në funksion të zbatimit të misionit kushtetues, i propozon ministrit të Mbrojtjes listën e pronave që si rrjedhojë dalin të tepërta nga Plani i Përhapjes. Ministri i Mbrojtjes i përcjell Presidentit të Republikës listën me pronat që dalin tepër, i cili i miraton ato me dekret.
“Më konkretisht, ministri Imami ndër 1006 pronat që kanë dalë të lira në këto 20 vjet ka propozuar vetëm 67 të tilla për të dalë nga Plani i Përhapjes ose më saktë 6 % të tyre.
Z. Balla duhet të kuptojë që shokët e tij socialist, ish-ministra të Mbrojtjes, kanë vepruar shumë mirë që kanë nxjerrë të tepërta me qindra prona. Do apo nuk do deputeti Balla, në tre vitet e fundit, pushtetit vendor dhe institucioneve të tjera u janë transferuar 71 prona në bazë të kërkesave të tyre. Ashtu sikurse nga 25 prona të tjetërsuara, 70 % të tyre i kanë përfituar ish-pronarët me të drejtë parablerje me procedurë ankandi pranë Ministrisë së Financave.
Sa për kujtesë, një nga ish-repartet ushtarake në zonën e Dajtit që gazetari i terrenit Taulant Balla demonstroi disa ditë më parë, është përfituar nga familja e deputetit socialist Qefalia. Kjo procedurë është realizuar në përputhje të plotë me ligjin ashtu si në rastet e tjera”- deklaroi sekretari i Ministrisë së mbrojtjes.
Sipas tij i gjithë dokumentacioni i pronave të tepërta dhe trajtimit të tyre, i nënshtrohet shqyrtimit apo kontrollit ligjor, ç’ka jo vetëm që nuk tremb askënd, por përkundrazi përbën një garanci më tepër për menaxhimin e deritanishëm në përputhje me ligjin.
“Konferenca përmbyllëse dhe funerale e z. Balla ishte mbyllja me turp e fushatës politike disa mujore të Partisë Socialiste ndaj Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo përpjekje e paprecedentë dhe e padëgjuar më parë në historinë e pluralizmit për të manipuluar opinionin publik, tregon përfundimisht papjekuri dhe paaftësi politike të kësaj force, e cila vendosi interesa mediokre dhe banale mbi interesin kombëtar”- përfundoi Kulluri.