Kulmi i faljes
Ameneh Bahrami ishte lajm në të gjitha mediat botërore pak kohë më parë, pasi Majid Movahedi e kishte ndëshkuar në mënyrë barbare refuzimin e saj për tu martuar me te. Ai i kishte hedhur acid në fytyrë, duke ja shkatërruar komplet atë dhe duke e lënë të verbër. Sipas ligjit Iranian, ku dhe ndodhi ngjarja, Bahrami duhet të bënte të njëjtën gjë, ta digjte atë me acid. Por, në momentet e fundit ajo ka hequr dorë, duke treguar një akt më të vërtetë të lartë njerëzor.