E Diel, 1 Nëntor 2026

Greva e urisë, minatorët vizitohen nga këshilltari i presidentit

Edhe pse greva e urisë së minatorëve ka hyrë në ditën e shtatë, asnjë prej qeveritarëve nuk është kujtuar që ti vizitojë dhe të interesohet për gjendjen e tyre shëndetësore.

Ministria e Ekonomisë madje, gjatë ditës së djeshme shprehej se problemet nuk zgjidhen me anë të grevave.

I vetmi që është kujtuar për grevën e minatorëve duket se është presidenti Topi, që ka vendosur të dërgojë gjatë ditës së sotme këshiltarin e tij, Fatlum Nurja, për tu njohur me situatën e minatorëve.

Këta të fundit janë shprehur të vendosur të mos tërhiqen nga greva e urisë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›