E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kultivimi i grurit, bashkëpunim me QTTB Lushnjë për përzgjedhjen e kultivarëve që japin rendiment

Gruri është një ndër kulturat që mbillet masivisht në fushën e Maliqit. Për të pasur rendiment të lartë prodhimi, Drejtoria e Bujqësisë në këtë bashki ka një bashkëpunim me QTTB Lushnjë për shkëmbim eksperience e për të përzgjedhur farat e grurit që i përshtaten zonës dhe japin cilësi e prodhim të bollshëm.

“Kemi bashkëpunim me QTTB Lushnjës, detyra jonë është që kultivimi i grurit të vihen në prova eksperimentale për të gjetur hibridet më të mirë dhe për tua rekomanduar fermerëve”, u shpreh  Arben Dulellari, Drejtor i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Bashkia Maliq.

Ndryshimet klimatike të viteve të fundit kanë bërë që vera të jetë më e nxehtë e për të shmangur problematika në këtë kulturë këshillohet përzgjedhja e kultivarëve me pjekje më të hershme në mënyrë që të mos ndikohen nga temperaturat e larta të verës dhe prodhimi të jetë në standardin e kërkuar në treg. Në Maliq kjo kulturë mbillet masivisht, ndërsa fshatrat ku prodhohet sasia më e madhe janë Pojani, Pirgu, Zvirina, Sheqerasi, etj.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›