E Diel, 1 Nëntor 2026

Kultivimi i krimbit të mëndafshit, artizanët e Vaut Dejës rikthejnë traditën e kultivimit dhe përpunimit

Nga krimbi e deri tek mëndafshi, kjo është tradita e hershme që  Dejës po rikthehet në Vau Dejës përmes kultivimit te fshikëzës së mëndafshit. Artizania Meliha Zyberaj e ushtron këtë zanat prej katër vitesh, duke ndjekur me përkushtim gjithë procesin, nga rritja e krimbave deri te përpunimi i fijeve të mëndafshit.

“Ka katër vite që po kultivojmë fshikëzën e mëndafshit. Në fillim mbledhim gjethen, krimbi i mëndafshit ushqehet katër herë në ditë, temperaturën e do 23-24 gradë, nuk do lagështirë, do pastruar, fle gjumë një herë në 4-5 ditë”, u shpreh artizania.

Produktet e përfituara nga mëndafshi po gjejnë gjithnjë e më shumë treg, ku më të kërkuarat janë shallat e punuar me dorë. Cilësia dhe origjinaliteti i tyre i bëjnë të veçantë, duke tërhequr interes jo vetëm nga vendasit, por edhe nga turistët.

“Vitet e para nuk kemi kultivuar shumë, kemi bërë sa për vete, mendojmë ta zgjerojmë edhe me rrit pse jo edhe për tregun e jashtëm se është i kërkuar më shumë shallat e mëndafshit”, tha ajo.

Artizania jep një mesazh të qartë për të rinjtë, të trashëgojnë dhe të mbajnë gjallë këtë zanat tradicional.

Përveç vlerës kulturore, kultivimi i mëndafshit po kthehet edhe në një mundësi të mirë ekonomike sidomos për gratë e Vau Dejës.

Gazetare: M. Gjoni   

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›