Kultivuesit e kanabis, te moshuar e te semure mendore
Ne Qarkun e Shkodres kultivues te kanabisit rezultojne te moshuar, apo persona me te meta mendore. Alarmi mberrin nga kryetari i Gjykates se Rrethit te Shkodres, Maliq Memcaj, i cili ben publik mashtrimin me te cilin po perballen uniformat blu. "Po arrestohen pleq te semure dhe fukarenj, dhe jo kultivuesit dhe trafikantet e vertete, tha kryegjyqtari ne nje konference per rrezikun e droges te mbajtur ne sallen e madhe te qarkut te Shkodres. Persona qe jane sjelle ne gjyq si te akuzuar per te gjitha keto vepra penale jane kryesisht te moshave te treta, perfshire edhe gra. Nga te gjithe personat te sjelle per gjykim 50 i perkasin moshes 60-80 vjec dhe ka deri ne 85 vjec". Memcaj ka ngritur gishtin edhe mbi organin e akuzes. "Prokuroria duhet te reflektoje dhe te mos na sjellin njerez ashtu kot, apo fshatare te varfer dhe fukarenj te keputur", ka thene me vendosmeri Memcaj. Por, ai ka shtuar se "prokuroria nuk na sjell pikerisht ata qe merren me aktivitetin e droges realisht". Memcaj ka deklaruar gjithashtu se kjo "eshte nje lufte qe duhet zhvilluar ne vazhdimesi dhe jo me fushatizem".
R. Llazari
Prokurori: Nuk ka bashkepunim
Kritik eshte treguar edhe prokurori i ri i Shkodres, Perparim Kolluri, qe ka deklaruar se ne vitin e kaluar ka munguar bashkepunimi midis autoriteteve vendore per te parandaluar kultivimin e bimeve narkotike. Problem i madh, ka thene ai, eshte se ne shumicen e rasteve "nuk gjendet pronari i ligjshem i tokes se kultivuar", duke ngritur gishtin mbi kryetaret e njesive vendore, te cilet, sipas tij, "kane shkaktuar deri ne deshtimin e proceseve".