E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtruan me celular nga qelia e burgut

Dy te denuar per vepra te ndryshme penale dyshohet te jene autoret e mashtrimit me karta telefonike te te pakten 7 personave ne rrethin e Fierit. Nga verifikimet e numrave te telefonave celulare, nga te cilet jane telefonuar viktimat e mashtrimit, policia e Fierit zbuloi se ata jane te regjistruar ne emrat e Altin Murdaj dhe Shkelzen Vatlikaj, qe te dy banore te rrethit te Tropojes. Policia beri edhe krahasimin e zerave te regjistruar me ate te personave dhe arriti ne konkluzionin se dy tropojanet jane personat qe kane telefonuar, duke kerkuar numrat e kartave rimbushese ne kembim te "cmimeve" te fituara prej tyre. Policia gjithashtu verifikoi se ne janar te ketij viti, kohe kur u krye mashtrimi, te dy keta persona kane qene ne burg, duke vuajtur denimin dhe mashtrimi eshte kryer nga qelia. Dosja ne ngarkim te Altin Murdaj dhe Shkelzen Vatlikaj eshte nisur ne Gjykaten e Rrethit te Tropojes, e cila ka kompetencen territoriale per gjykimin e ceshtjes.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›