Kultura e të pavërtetave ndaj Kadaresë në «Modelin Lubonja»
Fenomeni i shpifjes dhe dizinformimit në mjediset e intelektualëve ka qenë një ndër më të njohurit në epokën e komunizmit. Mund të thuhet se ishte një nga shtyllat ku mbështetej shtypja dhe terrori shtetëror në gjithë perandorinë komuniste. Shqipëria, e cila shpesh dallohej si kampione e së keqes, hynte në vendet ku shpifja lulëzonte, sidomos kundër intelektualëve të njohur, ku shkrimtarët zinin një vend të parë. Shpifjet dhe forma e tyre më e përhapur, dizinformimi ose thjesht spiunimi, ishin kthyer në një tipar të kohës. Ato ishin dy llojesh: të hapura- në shtyp dhe të fshehta- pas krahëve. Sa më i njohur të ishte shkrimtari, aq më të shumta ishin shpifjet. Janë botuar disa libra me denoncime dhe dokumente kundër I.Kadarese, në shqip dhe në gjuhë të huaja. Të tjera priten, sipas premtimit të autorëve.
Pas rënies së komunizmit fenomeni ka vazhduar. Interneti dhe përdorimi i pseudonimeve, ka ndihmuar shumë për gjallërimin e këtij «biznesi» të shëmtuar. Ndryshimi është se tani denoncimet dhe spiunimet nuk shkojnë më në zyrat e Sigurimit, por në zyrat e tjera: gazeta, institucione europiane, ambasada, Bruksel etj. Shkrimtari I.Kadare është prapë një ndër shënjestrat kryesore. Dje në komunizëm akuzohej si antishqiptar, antisocialist, sot, si nacionalist (pra tepër shqiptar!), bile si racist, etj.
Në këtë shkrim, në mënyrë konkrete, do të përqdndrohem te dizinformimet që ky publicist ka shpërndarë kundër shkrimtarit Ismail Kadare. Duke qenë se duam apo sduam ky shkrimtar është një nga përfaqësuesit e letërsisë dhe kulturës shqiptare, shpifjet e rënda, si ato për racizëm, i kalojnë gjithë kulturës sonë.
Kohët e fundit në mënyrën e saj ciklike për shkak të afrimit të Nobelit, na vjen e ripërsëritur shpifja që bën Fatos Lubonja ndaj shkrimtarit Kadare duke e cilësuar atë nacionalist. Bile jepet të kuptohet si kreu i nacionalizmit në kulturën shqiptare. Shpifjet, për të qenë sa më efikase, bëhen nga një anë në shtypin shqiptar, nga ana tjetër «pas krahëve», në shtypin zviceran, italian, serb, rumun etj. Në mënyrë gjoja objektive lajmi shpërndahet nga vetë Lubonja dhe A.Kodra, M.Rukaj, P.Kola e të tjerë, si një debat që vjen nga Shqipëria.
Kultura europiane veçanërisht është shumë e ndjeshme, madje tepër kritike ndaj disa nocioneve që lidhen me eksperienca shumë të hidhura të historisë së saj në shekuj. T’u thuash europianëve se një shkrimtar i njohur është mbartës i ideve nacionaliste e raciste është njësoj si t’u risjellësh atyre para syve historitë e tmerrit me gjakderdhje.
Shpifja e F.Lubonjës për Kadarenë është po aq e neveritshme. Ai shkruan se Kadare është kaq racist sa që «ka krahasuar gjuhën shqipe me zonjë të rëndë, në krahasim me të cilën serbishtja ngjan si jevgë».
I marrim leje lexuesit për të analizuar në mënyrë të hollësishme këtë shëmti, në mënyrë që të kemi të drejtën morale ti themi Lubonjës: ju jeni një shpifës, që çdo vend europian do ta dënonte pa asnjë hezitim.
Fraza e mësipërme, e nxjerr krejtësisht jashtë kontekstit, është shkëputur në mënyrë abuzive nga kreu i IX i librit të Kadaresë «Ftesë në studio». Në këtë kapitull flitet për librin e ish kryeministrit serb V.Gjeorgjeviçit, ku shkruhet haptas se «shqiptarët nuk meritojnë të jetojnë si komb dhe, si përfundim, Shqipëria duhet të zhduket nga faqja e dheut» («Ftesë në studio», faqe 268, botimi i parë shqip 1990)
Më poshtë Kadare shkruan se përgjigjja shqiptare «ishte pa dyshim e tmerrshme, por Gjeorgjeviçi kishte fyer disa gjëra për të cilat shqiptarët stë falnin kurrë: racën, virtytet dhe gjuhën e tyre». («Ftesë në studio»fq.268).
Kadare shpjegon më poshtë: «Një valë mallëngjimi e përshkoi mbarë kombin për të (gjuhën ). Ashtu siç pritej , gjuha e moçme shqipe u krahasua me një zonjë të rëndë, përbri së cilës, serbishtja sqe veç një shërbëtore jevgë». («Ftesë në studio». Po aty). Dhe më poshtë: «Pasi u duk se i lanë përjetë llogaritë me serbishten, gazetarët e poetët iu kthyen prapë gjuhës shqipe, si ata që kërkojnë të qetësojnë zonjë e madhe të fyer keq. Asaj iu bënë lavde e lajkatime të reja, duke e quajtur më të bukurën, më të mençurën e më parajsoren mbi dhé. E krahasuan me zërin e bilbilit, me shushurimën e flatrave të engjëjve, me puhizën e buzëmbrëmjes etj., krahasime jo fort të besueshme për një gjuhë e aq më pak për shqipen e rreptë. Ndërsa u bashkuan në korin himnizues të gjuhës së tyre personalitetet e shquara shqiptare, me ndonjë përjashtim të rrallë, nuk morën pjesë në sulmet kundër gjuhës, kulturës dhe kombit serb».
Siç shihet fare qartë, mburrjet për gjuhën shqipe dhe gjithë skenën e sherrit Kadare i ka trajtuar me një sens humori, bile me një farë ironie që tërheq vëmendjen për qëndrim realist, me gjykim shumë të matur në këtë rast. Në radhët e fundit të cituara duket prapë qartë se autori, sikurse personalitetet e shquara shqiptare, janë distancuar nga kjo grindje.
«Ftesë në studio» e Kadaresë është një libër shumë i njohur. Përkthyer në disa gjuhë. Si është e mundur që Lubonja të jetë kaq i verbuar nga urrejtja sa që te bëjë një falsifikim të tillë.
Si është e mundur që një gjuhëtar si A.Vehbiu të citojë Lubonjën, pa shënuar se ka një dizinformim, së paku në këtë akuzë për racizëm ndaj gjuhës serbe? Pasi A.Vehbiu nuk ka se si të mos e ketë lexuar librin «Ftesë në studio». Po ashtu ska si të mos e dijë, si gjuhëtar që është, se fjala «kinezëri», për të cilën u bë zhurmë disa javë më parë, si një fjalë raciste e Kadaresë, është përdorur në frëngjisht qysh në vitin 1839 ndërsa zuri vend si fjalë në fjalorët bazë enciklopedikë europianë në vitin 1883. Në një artikull me titull «Shqipëria imagjinare» para 2 ditësh A. Vehbiu bën një shpjegim kryekëput të gabuar me qëllim, lidhur me atë nëse otomanët turq pushtuan atë që quhej Arbni apo erdhën dhe sollën kulturën osmane e progresin. Devijon me një qëllim shumë të mbrapshtë argumentin në një naivitet fëmijësh. Na lind e drejta të pyesim: Me çfarë të kanë shpërblyer për të shkruajtur një marrëzi të tillë, për të përhapur një dizinformim të tillë paçavure !? ë
Lidhur me akuzën e Lubonjës për nacionalizëm e racizëm te vepra e Kadaresë prisja të gjeja ndonjë aludim fillestar të kësaj akuze te vepra kritike e intelektualit Arshi Pipa. Po të ekzistonte realisht një gjë e tillë, këtë e prisja për shkak të nivelit intelektual më shumë se të zakonshëm të shkrimtarit Pipa, i cili do e kishte pikasur dhe evidentuar në shkrimet e tij kritike, gjë që nuk ka ndodhur. Me atë mendje të hapur që ka pasur intelektuali Pipa nuk do hezitonte që të mbante qëndrim dënues ndaj një argumenti të tillë, nuk do ia falte nëse vërtetë do ekzistonte në veprën e shkrimtarit Kadare .
Përse vallë prodhon mendimi shqiptar dhe i ka për zemër shpifje të tilla që e ushqejnë shqiptarin e të huajin me etiketime të pavërteta ndaj figurës së shkrimtarit Kadare!?
Shpifësit janë të inkurajuar në Shqipëri sepse është bërë zakon të mos dënohen. Nuk është herë e parë që F.Lubonja bën shpifje të rënda kundër Kadaresë në artikujt e tij, por sidomos «prapa krahëve», siç është akuzuar në forume ku i qëllon të marrë pjesë, në gazeta, ku dërgon informacionet e tij, si në rastin e gazetës polake «Wyborcza» ose në blogjet ku debatohet për çmimet ndërkombëtare, si në rastin e çmimit britanik «Booker Prize» etj.
Me rastin e dhënies së këtij çmimi Kadaresë, ishte vetëm një autor me banim në Amerikë, Stephen Suleyman Schvartz, i cili me këtë rast mbajti një qëndrim shumë të ashpër ndaj kreytarit të Jurisë së çmimit. Shkrimtari Schvartz me bindje të krahut të majtë ishte gazetar gjatë luftës në Kroaci, në Bosnjë Hercegovinë dhe së fundi vizitor i angazhuar për një kohë relativisht të gjatë në Kosovë. Sigurisht respektoj pa asnjë rezervë bindjet politike e fetare të kujtdo bazuar në një
