Eshtë ekonomia, o idiot
Its the economy, stupid (Është ekonomia, o idiot). Kjo ka qenë parulla e fushatës që solli Bill Clinton në krye të Shtëpisë së Bardhë, në një përballje me figurën më të fuqishme të politikës amerikane të 50 vjetëve të fundit, George H.W. Bush. Bill Clinton ishte një figurë pothuajse e panjohur në nivel kombëtar në SHBA, guvernator për vetëm një mandat në shtetin Arkansas. Kurse G.H.W. Bush ishte Presidenti në detyrë i SHBA, ish zv.President i SHBA për mandatin paraardhës, ish-drejtor i CIA, patriark i familjes më të fuqishme politike në SHBA, me lidhje themelore që nga Wall Street deri në burimet e naftës në Amerikë dhe Arabi Saudite. Megjithatë, Bill Clinton, i brishtë, i panjohur dhe pa muskujt e Bush, e mundi në një betejë historike presidentin në detyrë të SHBA, që kërkonte një mandat të dytë si President. Magjia e Bill Clinton ishte shfrytëzimi i një situate ekonomike jo shumë pozitive që SHBA po kalonte. Situata që kalonte SHBA në atë kohë, ishte shumë-shumë më e lehtë se situata që kalon SHBA sot. Situata ekonomike e SHBA, në fushatën presidenciale Bush-Clinton, nuk ka asnjë krahasim me situatën katastrofike ekonomike që po kalojnë sot shqiptarët. Megjithatë, në Shqipëri, opozita nuk e ka idenë se si mund të përfitojë politikisht prej kësaj qeverisjeje skandaloze 6-vjeçare të Berishës, që e ka zhytur shqiptarin e thjeshtë të mendojë vetëm për bukën dhe djathin, vetëm për mbijetesën dhe asgjë më shumë.
Është ekonomia, o idiot, mund të ishte parulla kryesore e luftës së Edi Ramës për të fituar mbështetje të gjerë popullore kundër koalicionit të vjedhjes PD-LSI, tashmë të provuar në vjedhjen e votave dhe pasurisë publike. Por, Edi Rama vazhdon luan në fushën e Berishës, luan me mjete politike në një fushë, që me Berishën nuk ka fituar kurrë asnjë lider socialist. Me Berishën, politikisht nuk ka fituar kurrë asnjë lider socialist. Berisha burgosi Nanon politikisht dhe asnjë gjemb nuk i hyri në këmbë, as atij dhe as gjyqtarëve që u përdorën politikisht për këtë dënim të padrejtë. Ishte koha e përmbysjes së komunizmit, dhe Berisha luajti kartën e antikomunistit para botës dhe shqiptarëve, për ti bërë që të gjithë të mbyllnin gojën ndaj një burgosjeje politike. Berisha u largua nga pushteti me revoltë popullore në vitin 1997, pasi kishte kryer një krim kundër popullit të vet, duke lejuar dhe mbrojtur vjedhjen masive të kursimeve të shqiptarëve nëpërmjet skemave piramidale, dhe përsëri me zgjuarsi politike i siguroi vetes amnisti për këto krime, që askush sia kishte bërë ndonjëherë popullit shqiptar, veç Enver Hoxhës. U rikthye në pushtet në 2005, pa marrë shumicën e votës popullore të shqiptarëve, por duke stimuluar dhe shfrytëzuar përçarjen e Partisë Socialiste. Mundi Fatos Nanon në tavolinë, duke i marrë Presidentin konsensual, kur nuk kishte asnjë shans ligjërisht ta merrte atë. Mundi PS-në në tavolinë, duke siguruar një Kod Zgjedhor për zgjedhjet e 2005-s, që arriti ti japë PD-së rreth 27 mandate deputetesh më shumë, pa fituar shumicën në zonat elektorale, por duke shfrytëzuar përçarjen brenda së majtës politike. Në 2005-n, Berisha nxori Fatos Nanon në pension të parakohshëm, pasi e kishte futur dhe në burg politik. Tani ai e josh Nanon sërish, duke e përdorur të copëtojë edhe një herë PS-në, duke i ofruar iluzionin e zgjedhjes si President i Republikës, me kusht që të shpartallojë dhe një herë PS-në, për ti dhënë Berishës, në 2013-n, mandatin e tij të tretë në qeverisje. Berisha barazoi në zgjedhjet e 2009-s, por qëndroi në pushtet përsëri falë përçarjes dhe aleancave me pjesë të së majtës. Sigurisht, në këtë pjesë u gënjeva edhe unë, sepse për inat të Edi Ramës, i dhamë pushtet një dysheje të rrezikshme, që në këtë akord politik po zhvatin çdo gjë që u del përpara nga pasuria publike e shqiptarëve. Rama humbi në 2009-n politikisht, humbi në 2011-n zgjedhjet në Tiranë përsëri padrejtësisht, por politikisht, dhe për shkak të gabimit të tij për të mos kryer reformë zgjedhore përpara zgjedhjeve lokale. Berisha ka ditur gjithmonë ta mbajë Ramën të inatosur, të vendosur në veprimet bojkotuese vetëshkatërruese dhe të demaskuar plotësisht në arenën ndërkombëtare. Berisha ka ditur të mbajë ndërkombëtarët të karikuar kundër Ramës, për faj të bojkotit të Ramës, duke bërë kështu që bojkoti i Ramës të mbyste gjithë thirrjet e drejta të opozitës për asgjësimin e demokracisë dhe votës së lirë në këtë vend. Berisha ka ditur të përdorë mjeshtërisht shumicën e djathtë në institucionet europiane, por edhe paratë e qeverisë për lobbing në SHBA, për ti bërë problemet e mëdha të demokracisë shqiptare të bien në veshin e shurdhër të ndërkombëtarëve.
Edhe sot që Rama dhe Partia Socialiste ofrojnë një pakt të sinqertë politik për të ecur më shpejt drejt Europës, Berisha e quan ultimatum dhe akt për bllokim të Parlamentit. Ka gjasa që Berisha përsëri të besohet nga ndërkombëtarët. Ai di të luajë bukur politikisht, si askush tjetër në politikën shqiptare. Tashmë, Berisha po përdor zënkat e Ramës me një grup të udhëhequr nga Arben Malaj dhe Kastriot Islami, për të frymëzuar një copëtim tjetër në PS. Ka futur në lojë dhe Fatos Nanon. Gjasat janë që, nëse Bamir Topi, pas largimit nga President, do krijojë një parti të re të djathtë, Berisha do nxisë me çdo mjet këtë grupim të krijojë një parti të re të majtë, mbase me bekimin e Fatos Nanos si President. Përsëri Berisha është një hap përpara Ramës, politikisht. Berisha e di që me korrupsionin galopant, me krizën financiare dhe varfërinë që ka mbytur shqiptarët, nuk ka shans që shqiptarët të votojnë sërish atë në 2013-n. Si mjeshtër i madh i politikës, Berisha ka bërë skenarin se si të mbijetojë politikisht përtej 2013-s.
Kurse Edi Rama duket se nuk e njeh ende zgjuarsinë politike të Berishës. Edi Rama vazhdon të luftojë me mjete politike në kërkim të një marrëveshjeje politike, që afron Shqipërinë me Europën, por i zgjat jetën Berishës në pushtet. Nuk është fundi i botës nëse Berisha gllabëron edhe Presidentin e ri. Nuk është fundi i botës nëse Berisha gllabëron edhe Prokurorinë, Gjykatat dhe institucionet e tjera të pavarura. Përkundrazi, ky është fundi i Berishës. Berisha do ti marrë të gjitha institucionet brenda një viti kalendarik, duke filluar nga Presidenca e Prokuroria, deri tek entet dhe institucionet e tjera të pavarura. Kjo është rruga e vetme e Berishës dhe Metës, për të mbuluar dhe fshehur në mënyrë demokratike gjithë krimet dhe shpërdorimet që kanë bërë në këto 8 vite të fundit. Ata duan çdo pushtet në Shqipëri. Në ndonjë rast, ata do ti japin pak pushtet ndonjë socialisti anti-Ramë, për tu shtirur se po ndajnë pushtet, por është e sigurt, që cilindo emër të përdorin, ata do ta kenë atë emër, dhe çdo gjë tjetër, në kontroll të plotë, 100%.
Për mendimin tim, Edi Rama nuk ka asnjë shans tjetër për të fituar mbështetjen e shqiptarëve, veçse duke iu drejtuar atyre masivisht. Rama nuk ia del dot me intrigat e brendshme, nuk ia del dot me paratë e Berishës dhe Metës. E vetmja rrugë është të krijojë një aleancë të gjerë popullore, duke shkuar qytet më qytet, fshat më fshat dhe shtëpi më shtëpi. E vetmja rrugë është të bisedojë me popullin e varfër, të rraskapitur dhe të pakënaqur me gjendjen e tyre, për të siguruar mbështetje për një projekt të ri politik. Popullit i duhet folur hapur se çfarë do bëjë Edi Rama ndryshe në qeverisje. Vetëm aleanca e madhe, e sinqertë dhe e llogaritur mirë me elektoratin e gjerë, mund të shpëtojë Ramën dhe Shqipërinë nga thundra e Berishës dhe Metës. Ata na kanë shkelur me këmbë dhe do ta bëjnë çdo ditë që ne vazhdojmë ti lejojmë ta bëjnë.
Është ekonomia, o idiot. Njerëzit po vdesin për bukë. Fshati po lëngon nga varfëria, mungesa e investimeve, përbuzja e pushtetit. Kurse PS kërkon pakte politike me Berishën. Ky është kulmi i
