Është ekonomia, o idiot!
Its the economy, stupid, (Eshte ekonomia, o idiot). Kjo ka qene parrulla e fushates qe solli Bill Clinton ne krye te Shtepise se Bardhe ne nje perballje me figuren me te fuqishme te politikes amerikane te 50 vjeteve te fundit, George H.W. Bush. Bill Clinton ishte nje figure pothuajse e panjohur ne nivel kombetar ne SHBA, guvernator per vetem nje mandat ne shtetin Arkansas. Kurse G.H.W. Bush ishte Presidenti ne detyre i SHBA, ish Zv. President i SHBA per mandatin paraardhes, ish Drejtor i CIA, patriark i familjes me te fuqishme politike ne SHBA, me lidhje themelore qe nga Wall Street deri ne burimet e naftes ne Amerike dhe Arabi Saudite. Megjithate Bill Clinton, i brishte, i panjohur dhe pa muskujt e Bush, e mundi ne nje beteje historike presidentin ne detyre te SHBA, qe kerkonte nje mandate te dyte si President. Magjia e Bill Clinton ishte shfrytezimi i nje situate ekonomike jo shume pozitive qe SHBA po kalonte. Situata qe kalonte SHBA ne ate kohe ishte shume shume me e lehte se situate qe kalon SHBA sot. Situata ekonomike e SHBA ne fushaten presidenciale Bush-Clinton, nuk ka asnje krahasim me situaten katastrofike ekonomike qe po kalojne sot shqiptaret. Megjithate ne Shqiperi, opozita nuk e ka idene se si mund te perfitoj politikisht prej kesaj qeverisje skandaloze 6 vjecare te Berishes, qe e ka zhytur shqiptarin e thjeshte te mendoj vetem per buken dhe djathin, vetem per mbijetesen dhe asgje me shume.
Eshte ekonomia, o idiot, mund te ishte parulla kryesore e luftes se Edi Rames per te fituar mbeshtetje te gjere popullore kunder koalicionit te vjedhjes PD-LSI, tashme te provuar ne vjedhjen e votave dhe pasurise publike. Por Edi Rama vazhdon luan ne fushen e Berishes, luan me mjete politike ne nje fushe qe me Berishen nuk ka fituar kurre asnje lider socialist. Me Berishen politikisht nuk ka fituar kurre asnje lider socialist. Berisha burgosi Nanon politikisht, dhe asnje gjemb nuk i hyri ne kembe as atij dhe as gjyqtareve qe u perdoren politikisht per kete denim te padrejte. Ishte koha e permbysjes se komunizmit, dhe Berisha luajti karten e anti-komunistit para Botes dhe Shqiptareve, per ti bere qe te gjithe te mbyllnin gojen ndaj nje burgosje politike. Berisha u largua nga pushteti me revolte popullore ne vitin 1997, pasi kishte kryer nje krim kunder popullit te vet, duke lejuar dhe mbrojtur vjedhjen masive te kursimeve te shqiptareve nepermjet skemave piramidale, dhe perseri me zgjuarsi politike i siguroj vetes amnisti per keto krime, qe askush sja kishte bere ndonjehere popullit shqiptar, vec Enver Hoxhes. U rikthye ne pushtet ne 2005, pa marre shumicen e votes popullore te shqiptareve, por duke simuluar dhe shfrytezuar percarjen e Partise Socialiste. Mundi Fatos Nanon ne tavoline duke i marre Presidentin konsensual, kur nuk kishte asnje shans ligjerisht ta merrte ate. Mundi PS ne tavoline duke siguruar nje Kod Zgjedhor per zgjedhjet e 2005, qe arriti ti jap PD rreth 27 mandate deputetesh me shume, pa fituar shumicen ne zonat elektorale, por duke shfrytezuar percarjen brenda se majtes politike. Ne 2005, Berisha nxori Fatos Nanon ne pension te parakohshem, pasi e kishte futur dhe ne burg politik. Tani ai e josh Nanon serish, duke e perdorur te copetoje edhe njehere PS, duke i ofruar atij iluzionin e zgjedhjes President i Republikes, me kusht qe te shpartalloj dhe njehere PS, per ti dhene Berishes ne 2013, mandatin e tij te trete ne qeverisje. Berisha barazoj ne zgjedhjet e 2009, por qendroj ne pushtet perseri fale percarjes dhe aleancave me pjese te se majtes. Sigurisht ne kete pjese u genjeva edhe une, sepse per inat te Edi Rames, i dhame pushtet nje dysheje te rrezikshme, qe ne kete akord politik, po zhvasin cdo gje qe i del perpara nga pasuria publike e shqiptareve. Rama humbi ne 2009 politikisht, humbi ne 2011 zgjedhjet ne Tirane perseri, padrejtesisht, por politikisht, dhe per shkak te gabimit te tij per te mos kryer reforme zgjedhore perpara zgjedhjeve lokale. Berisha ka ditur gjithmone ta mbaj Ramen te inatosur, te vendosur ne veprimet bojkotuese veteshkaterruese, dhe te demaskuar plotesisht ne arenen nderkombetare. Berisha ka ditur te mbaj nderkombetaret te karikuar kunder Rames, per faj te bojkotit te Rames, duke bere keshtu qe bojkoti i Rames te mbyste gjithe thirrjet e drejta te opozites per asgjesimin e demokracise dhe votes se lire ne kete vend. Berisha ka ditur te perdor mjeshterisht shumicen e djathte ne instutucionet europiane, por dhe parate e qeverise per lobbing ne SHBA, per ti bere problemet e medha te demokracise shqiptare, te bien ne veshin e shurdher te nderkombetareve.
Edhe sot qe Rama dhe Partia Socialiste ofrojne nje pakt te sinqerte politik per te ecur me shpejt drejt Europes, Berisha e quan ultimatum dhe akt per bllokim te Parlamentit. Ka gjasa qe Berisha perseri te besohet nga nderkombetaret. Ai di te luaj bukur politikisht, si askush tjeter ne politiken shqiptare. Tashme Berisha po perdor zenkat e Rames me nje grup te udhehequr nga Arben Malaj dhe Kastriot Islami per te frymezuar nje copetim tjeter ne PS. Ka futur ne loje dhe Fatos Nanon. Gjasat jane qe nese Bamir Topi, pas largimit nga President, do krijoje nje parti te re te djathte, Berisha do nxis me cdo mjet kete grupim te krijojne nje parti te re te majte, mbase me bekimin e Fatos Nanos si President. Perseri Berisha eshte nje hap perpara Rames politikisht. Berisha e di qe me korrupsionin galopant, me krizen financiare dhe varferine qe ka mbytur shqiptaret nuk ka shans qe shqiptaret te votojne serish ate ne 2013. Si mjeshter i madh i politikes, Berisha ka bere skenarin se si te mbijetoj politikisht pertej 2013.
Kurse Edi Rama duket se nuk e njeh akoma zgjuarsine politike te Berishes. Edi Rama vazhdon te luftoj me mjete politike ne kerkim te nje marreveshje politike, qe afron Shqiperine me Europen, por i zgjat jeten Berishes ne pushtet. Nuk eshte fundi i Botes nese Berisha gllaberon edhe Presidentin e ri. Nuk eshte fundi i Botes nese Berisha gllaberon edhe Prokurorine, Gjykatat dhe institucionet e tjera te pavarura. Perkundrazi, ky eshte fundi i Berishes. Berisha do ti marre te gjitha institucionet brenda nje viti kalendarik, duke filluar nga Presidenca e Prokuroria, deri tek entet dhe institucionet e tjera te pavarura. Kjo eshte rruga e vetme e Berishes dhe Metes, per te mbuluar dhe fshehur ne menyre demokratike gjithe krimet dhe shperdorimet qe kane bere ne keto 8 vjet te fundit. Ata duan cdo pushtet ne Shqiperi. Ne ndonje rast ata do ti japin pak pushtet ndonje socialisti anti-Rame, per tu shtirur se po ndajne pushtet, por eshte e sigurte, qe cilindo emer te perdorin, ata do ta kene ate emer, dhe cdo gje tjeter, ne kontroll te plote 100%.
Per mendimin tim, Edi Rama nuk ka asnje shans tjeter per te fituar mbeshtetjen e shqiptareve, vecse duke ju drejtuar atyre masivisht. Rama nuk ja del dot me intrigat e brendshme, nuk ja del dot me parate e Berishes dhe Metes. E vetmja rruge eshte te krijoje nje aleance te gjere popullore, duke shkuar qytet me qytet, fshat me fshat dhe shtepi me shtepi. E vetmja rruge eshte te bisedoj me popullin e varfer, te raskapitur dhe te pakenaqur me gjendjen e tyre, per te siguruar mbeshtetje per nje projekt te ri politik. Popullit i duhet folur hapur se cfare Edi Rama do bej ndryshe ne qeverisje. Vetem aleanca e madhe, e sinqerte dhe e llogaritur mire me elektoratin e gjere, mund te shpetoj Ramen dhe Shqiperine nga thundra e Berishes dhe Metes. Ata na kane shkelur me kembe, dhe do ta bejne cdo dite qe ne vazhdojme ti lejojme ta bejne.
Eshte ekonomia, o idiot. Njerezit po vdesin per buke. Fshati po lengon nga varferia, mungesa e investimeve, perbuzja e pushtetit. Kurse PS kerkon pakte politike me Berishen. Ky eshte kulmi i paaftesise. Nese njerezit nuk ballafaqohen me nje alternative te
