E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kultura japoneze për një javë në Tiranë

Aktivitetet e ndryshme kulturore kanë sjellë për gjatë një jave copëza të kulturës të një prej vendeve më të zhvilluara të botës, Japonisë. Pikërisht kjo javë në Tiranë ka qenë Java e Kulturës Japoneze. Përfaqësuesi i Ambasadës Japoneze për Shqipërinë në Romë, Seicirio Takashi, dhe Konsulli i nderit të Japonisë në Tiranë, Avni Ponari, kanë shprehur rëndësinë e organizimit të javës kulturore të Japonisë në Shqipëri. “Organizimi i javës kulturore japoneze në Shqipëri ka njohur publikun shqiptar me kulturën popullore të një prej vendeve më të zhvilluar në botë dhe njëkohësisht me zhvillimet e kinematografisë së këtij vendi, duke na dhënë një mesazh për zhvillimin dhe kulturën e një populli”- u shpreh konsulli Ponari. Java japoneze do të vazhdojë edhe sot në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku artistët japonezë të Wariki Band do të interpretojnë për publikun shqiptar muzikë tradicionale, ndërsa në fundjavë në Akademinë e Arteve do të shfaqen dy filma prodhim i kinematografisë japoneze, të cilët do të mbyllin javën e kulturës japoneze në Shqipëri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›