Kultura te ben mire - Kryeqyteti kulturor Turku rizbulon vetveten

Mbi uren e teatrit shihen shume fenere prej letre te pergatitur gjate kater muajve te dimrit. Nen ure rrjedh lumi Aura permes qytetit Turku. Ne brigje te lumit shihen anije dhe restorante te shumta te rinjte marrin pjese ne shume projekte.
Organizatorja Anke Michler-Janhunen thote se ne vere ka shume projekte qe ofrojne mundesi te ndryshme. Nuk behet fjale per projekte madheshtore kulturore qe i sjellin njerezit ketu per vizite por per projekte qe njerezve u sjellin kulture. Qellimi eshte qe njerezit te rrine jashte te shikojne keto projekte nen qiellin e hapur. Ne duam qe njerezit te jene te kenaqur dhe te buzeqeshin kur i shikojne keto gjera.
Nje qytet ne kerkim te harmonise
Finlandezet sic thote Anke Michler-Janhunen jane nje popull qe kerkon harmoni. Ne Turku nuk ka qene gjithmone keshtu kohet e fundit. Kantieret detare ku punojne shumica e banoreve kohet e fundit nuk kane pasur pune sa duhet. Numri i te papuneve eshte rritur me shpejtesi. Prej vitit 2010 vendet e punes i kane humbur 16.000 njerez. Organizatoret e projekteve po perpiqen qe edhe atyre tua kthejne buzeqeshjen.
Bildunterschrift 20.000 ishuj ka ne Finlande
Saara Malila zedhenese e Fondacionit Turku 2011 permend moton. Kultura te ben mire - Po jemi te bindur se njerezve u ben mire kur bejne gjera kulturore apo i konsumojne ato kur shikojne ndonje pjese teatri apo vizitojne ndonje manifestim kulturor. Kjo i ben mire edhe mjedisit dhe ekonomise se qytetit. Ky eshte kuptimi i angazhimit. Per qytetin Turku gjate ketij viti jane ndare 52 milione euro per projekte te ndryshme. Nje prej projekteve eshte ekspozita qe per teme ka zjarrin qe simbolizon djegien e qytetit me shume se 30 here gjate shekujve te kaluar. Ka dhe manifestime te tjera si koncerte nen qiell te hapur regata me anije apo prezantime ne arkipelagun e Turkut.
Mesazhe te ndryshme kulturore
Artisti Lotta Petrinella thekson vecanesine e shoqerise finlandeze Ideja eshte qe me art te hapim dritare dhe mundesi te ndryshme per te kuptuar shoqerine. Ketu jetojne njerez te cilet duan ndertimin e nje shoqerie te perbashket. Por cdo ujdhese ka shoqerine e vet qofshin edhe vetem dy persona ne nje vend thote Lotta Petrinella. Ketu si ishuj llogariten rreth 20.000 syresh ne qofte se jane me te medha se 10 metra katrore. Mysafiret ne vere vijne ketu per te kaluar kohen ne shtepi prej druri pa energji elektrike dhe ujesjelles. Ka te tille qe jetojne tere vitin ne keto kushte.
Bildunterschrift Art ne hapesiren publike
Kete e ka perjetuar edhe artisti qe jeton ne Nju Jork Alfredo Jarr. Eumlshte nje shoqeri e pazakonshme ku nje anije per shembull niset ne oren 545 vetem per shkak te nje femije i cili duhet te shkoje ne shkolle prej nje ishulli ne Turku tregon ai. Ne vendet e tjera me siguri qe do te kerkohej qe familja e femijes te shperngulet. Por e tille eshte shoqeria ketu. Kush shikon me vemendje gjate ketyre diteve te veres ne kete qytet gjen mesazhe te ndryshme kulturore qe kane te bejne me filmin dhe manifestime te tjera. Ne nje prej projekteve keta ishuj paraqiten si parajse per pensioniste si atdhe i anarkisteve ekologjiste apo vend per investimin e kinezeve.
Interesimi i njerezve per keto programe eshte i madh. Por ende nuk dihet nese ato do te ndryshojne vetedijen dhe sjelljen e tyre apo do tu hapin atyre mundesi te reja punesimi.
Autor Silke Bartlick/Bahri Cani
Redaktoi Lindita Arapi