E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari Han, spektator ne Partizani-Tirana

Trajneri i Kombetares shqiptare, holandezi Ari Han, pritet te mberrije ne Tirane me 26 prill, ku do te shohe nga afer derbin mes Tiranes dhe Partizanit, si dhe do te vezhgoje disa lojtare te ekipit kombetar, qe aktivizohen ne skuadrat e kryeqytetit. Shefi i zyres se shtypit ne Federaten Shqiptare te Futbollit (FSHF) Tritan Kokona, tha per ATSH-nese trajneri Han ka ndermarre nje tur ne vendet ku aktivizohen futbollistet shqiptare dhe se fundi ai pritet te ndalet dhe ne Tirane. Me 22 shkurt, trajneri i Kombetares shqiptare ishte ne Selanik, ndersa fundjaven e kaluar, ndoqi nga afer ndeshjen mes Krivbasit dhe Vorsklas (ne kampionatin ukrainas), ku aktivizohen futbollistet shqiptare Isli Hidi, Ervin Bulku, Dorian Bylykbashi, Henri Ndreka, Debatik Curri, Armend Dallku dhe Ahmed Jonuzi. Sipas Kokones, tekniku Han eshte shprehur i kenaqur me lojen e futbollisteve shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›