Kumanovarët dridhin Austrinë

Dy sulmuesit shqiptarë nga Maqedonia Mensur Kurtishi dhe Benjamin Sulimani (vëllai më i ri i Emin Sulimanit) që luajnë për skuadrën e Ligës së Parë të Austrisë Parndorf kanë shënuar edhe një fitore jashtë fushës së tyre, kësaj radhe ndaj Kapfenbergut me rezultat 4:1. Kurtishi dhe Sulmani kanë qenë lojtarët më të mirë të ndeshjes, duke shënuar madje nga dy gola. Në minutën e 15-të Sulimani shënoi golin e parë, kurse dy minuta para përfundimit të pjesës së parë Kurtishi e ngriti rezultatin në 2:0. Edhe në pjesën e dytë të ndeshjes protagonistë kryesor ishin këta dy sulmues. Në minutën e 59 Sulimani përsëri shënon gol të ri, ndërsa Kurtishi në castet e fundit shënon edhe njëherë, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 4:1. "Kemi shënuar një fitore mjaftë të rëndësishme. Nuk e kemi pritur se do të arrijmë të arkëtojmë tre pikë, por me angazhimin e të gjithëve erdhëm deri te fitorja. Sa i përket golave të shënuar jam shumë i gëzuar. E di se kjo është edhe detyrë e imja dhe shpresoj të vazhdoj edhe më tutje kështu. Në sulm më ka ndihmuar Sulimani, me të do të jemi një tandem i rrezikshëm për skuadrat kundërshtare", është shprehur përmes celularit nga Wiena Mensur Kurtishi, i cili deri tani ka shënuar tre gola në dy ndeshje, kurse Sulimani shënoi dopietën e parë në bluzën e Parndorfit. Pas javës së tretë Parndorfi gjendet në vendin e parë me 7 pikë nga tri ndeshje. KLIKO KETU PER TI PARE GOLAT