Arrestohet nënkryetari i FFM-së - kërcënoi gazetarin e Albania-Sport

Nenkryetari i Federates se futbollit te Maqedonise Rexhep Bexheti se bashku me te birin e tije Driton Bexhetin jane arestuar mbreme ne oret e vona te nates dhe jane mbajtur deri ne oret e hershme te mengjesit te dites se sotme pasi mbreme se bashku kane kercenuar gazetarin e Albania-Sport njekohesisht i gazetes Koha ne Maqedoni Vullnet Dautin. Sic informojne burimet tona ndaj tyre sot eshte ngritur kallezim penal.
Si ka rrjedhur ngjarja: Vullnet Dauti ka qene i derguari special i Albania-Sport dhe gazetes Koha Maqedoni ne ndeshjen e vlefshme per kampionatin e Maqedonise Shkendija - Vardar. Gjithcka ka ndodhur pas mbarimit te takimit ku Shkendija humb ndeshjen 0-1 dhe Vullnet Dauti njekohesisht edhe si anetar i kryesise se Shkendijes kerkon sqarim prej organit perkates te cilen e prezetonte Rexhep Bexheti se pse takimi mbyllet 5 minuta me heret dhe pse gjyqtari nuk akordoi penallti per Shkendijen, pse i behet dem Shkendijes. Gjithkjo ka bere qe vone ne mbremje Rexhep Bexheti se bashku me te birin te kercenojne fizikisht gazetarin tone.
Stafi i Albania-Sport denon ashper kete veprim te nenkryetarit te FFM-se dhe fton opinionin publik qe te jete ne perkrahje te fjales dhe shprehjes se lire.