E Martë, 3 Nëntor 2026

Kumbaro – fermerëve në Gjirokastër: Aplikoni në skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

TIRANË, 14 prill /ATSH/ Nga sot, 14 prill dhe deri më 30 maj fermerët mund të aplikojnë për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2025.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, i shoqëruar nga zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimitër Kote si dhe drejtoresha e AZHBR-së Ardita Kuçi, zhvilluan një takim me fermerë të qarkut Gjirokastër, për të prezantuar masat dhe kriteret e aplikimit në Skemën e subvencioneve 2025.

Kumbaro vuri në dukje, se Skema Kombëtare në Bujqësi 2025, ofron mbështetje për bazën e matrikulluar të gjedhëve dhe të të imtave, për mbarështrimin e bletarisë, për farat e fidanët, për kultivimin e bimëve mjekësore aromatike, mbështetje për fermat organike apo edhe mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në ferma.

“Fermerët gjirokastritë nuk janë vetëm prodhues bujqësorë, por edhe ofrues të eksperiencave autentike agroturistike, falë zhvillimit të turizmit në qark duke qenë furnitorët e parë  për tryezat e strukturave akomoduese, hoteleve e bujtinave dhe të restorantëve, për të plotësuar nevojat e tregut që është çdo vit e më i gjerë falë vizitorëve të huaj”, tha Kumbaro.

Gjithashtu theksoi ajo, fermerët janë edhe si garantorët e zhvillimit të turizmit kulinar, sepse siç tha Kumbaro, “dihet tashmë që shumë turistë vijnë në Gjirokastër, në Përmet, Dropull, Libohovë, Këlcyrë, Tepelenë e Memaliaj për të shijuar gatimet fantastike dhe recetat e duarartave tona”.

Ajo ftoi fermerët të aplikojnë, teksa njoftoi se, “aplikimet kryhen online, përmes portalit e-Albania, përgjatë 24 orëve nga data 14 prill, ora 08:00, deri më 30 maj, ora 24:00”.

1 nga 7

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›