E Diel, 1 Nëntor 2026

Kumbaro: 21 projekte do të financohen për Programin e Teknologjisë dhe Inovacionit

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Ministria e Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit do të financojnë 21 projekte për Programin e Teknologjisë dhe Inovacionit PTI për vitin 2026.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha sot se “kërkues shkencorë nga 16 Institucione të Arsimit të Lartë, i janë përgjigjur thirrjes duke dorëzuar 32 projektpropozime, nga të cilat 21 projekte do të mbështeten me financim”.

Kumbaro theksoi se “projektet në këtë program mbështeten me skemë bashkëfinancimi, ku 70% ofrohet grant nga AKKSHI, ndërsa 30% mbështetet përmes financimit nga biznesi, industria, apo institucionet, duke forcuar lidhjen mes kërkimit shkencor dhe zhvillimit ekonomik, si kontribut në përmirësimin e produkteve dhe proceseve në industri, bujqësi, në shërbime dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë”.

Thirrja për Programin e Teknologjisë dhe Inovacionit PTI ka për qëllim mbështetjen e veprimtarisë së kërkimit shkencor në fushat prioritare, përmes financimit me grante të projekteve në kuadër të programeve kombëtare, të propozuara nga kërkues shkencorë në Institucionet e Arsimit të Lartë ose institucione të tjera që kanë në objektin e veprimtarisë së tyre kërkimin shkencor.

Objektivat e thirrjes janë mbështetja me grante për projekte kërkimore të cilësisë së lartë që mundësojnë rritje të performancës së kërkuesve dhe institucioneve shqiptare të kërkimit shkencor në përputhje me standardet e Zonës Evropiane të Kërkimit; të mbështesë projekte kërkimore që kanë në fokus fushat dhe tematikat prioritare; të mbështesë projekt propozime që nxisin ndërkombëtarizimin e kërkimit shkencor në nivel rajonal, europian e më gjerë.

1 nga 3

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›