E Diel, 1 Nëntor 2026

Kumbaro: 70 kuota kredie me interes 0% për punonjësit arsimorë

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Punonjësit e arsimit do të kenë mundësi të përfitojnë kredi me interes 0% për strehim, në kuadër të mbështetjes për mësuesit dhe punonjësit arsimorë.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro informoi sot se për këtë kategori janë miratuar 70 kuota për kredi me interes 0%, ndërsa aplikimet do të jenë të hapura deri më 25 shtator 2026.

Kumbaro theksoi se aplikimi kryhet përmes portalit qeveritar “e-Albania”, ku punonjësit arsimorë të Ministrisë së Arsimit mund të paraqesin kërkesën për përfitimin e kredisë.

“Për ata që çdo ditë janë në klasë dhe kujdesen që fëmijët tanë të kenë një arsimim sa më të mirë, edhe mundësia për të pasur një shtëpi është pjesë e asaj mbështetjeje që duhet të jetë pranë tyre në momentin e duhur”, tha Kumbaro.

Masa synon të ofrojë mbështetje konkrete për punonjësit që çdo ditë angazhohen në procesin mësimor dhe në edukimin e fëmijëve, duke u krijuar mundësi më të mira për strehim.

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›