E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kumbaro: Bashkëpunim me PNUD për projekte në mbrojtje të natyrës

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim me ndihmëssekretaren e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ivana Živković, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Kumbaro bëri të ditur se gjatë takimit diskutuan për projektet e përbashkëta dhe mbështjetjen e gjerë që PNUD Albania i ka dhënë Shqipërisë në fushën e mjedisit, të zonave të mbrojtura dhe marrjen e masave për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

“Do të vijojmë bashkëpunimin e shkëlqyer me PNUD për të tjera projekte që mbrojnë biodiversitetin, natyrën dhe përmirësojnë jetën e komuniteteve në gjithë Shqipërinë”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›