Kumbaro: “Bujtina Lile”, shembull kuptimplotë i rijetësimit të zonave rurale

TIRANË, 16 shkurt /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi një vizitë te “Bujtina Lile” në Katundishtë të Këlcyrës.
Kumbaro theksoi se, kjo bujtinë është ndërtuar pas rikthimit të të zotëve nga emigracioni – dhe sot përfaqëson një tjetër shembull kuptimplotë të rijetësimit të zonave rurale përmes turizmit familjar.
Kumbaro gjithashtu u shpreh se fshati Katundishtë është rizgjuar nga aromat e lakrorit që përgatit Vjollca, rakisë së Metit, që gjallërojnë me humor bisedat e grupeve të vizitorëve, të cilët vijnë për të eksploruar Luginën e Vjosës, kalanë ilire, krahinën e Dëshnicës dhe gjithë peizazhet fantastike që rrethojnë Këlcyrën.
/a.f/r.e/