E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kumbaro: “Festa e Birrës” në Korçë, një tjetër gur i çmuar për sezonin turistik

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Korça po mirëpret përgjatë 5 netëve “Festën e Birrës”, një event i përvitshëm që nxit turizmin në qytetin juglindor.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale pamje nga nata e parë e këtij aktiviteti të rëndësishëm për bashkinë e Korçës.

“Ku festohet si në Korçë? Kështu ishte nata e parë e ‘Festës së Birrës’, një traditë prej dy dekadash që vjen edhe si një gur tjetër i çmuar për sezonin turistik, duke ofruar 5 ditë festë për korçarët e turistët e shumtë që po vizitojnë jo vetëm Korçën, por edhe Pogradecin, Prespën, Ersekën e gjithë qarkun, teksa në mbrëmje shijojnë festën”, tha ajo.

Ministrja theksoi se edhe këtë vit Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ofron mbështetje për Festën tradicionale të Birrës të organizuar nga bashkia Korçë.

1 nga 12

/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›