Kumbaro: Operacioni “Plazhe të pastra” u përqëndrua në Spille

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Sot operacioni “Plazhe të pastra” u përqëndrua në Spille.
Ministjra e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga operacioni, ku u angazhuan ekipet e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe të bashkive.
Kumbaro u shpreh se ekipet që punojnë për pastrimin e vijës bregdetare, mbyllën një tjetër ditë të ngarkuar pune duke rendur pas çdo koshi, çdo rruge dhe çdo plazhi për të mbledhur mbetjet që lënë pas pushuesit, bizneset e udhëtarët.
“Është betejë e përditshme, pa pushim, që s’e fitojmë dot pa bashkëpunimin e të gjithëve, pa atë detyrën e thjeshtë, por aq të domosdoshme, të hedhjes së mbetjeve në kosh”, nënvizoi ministrja Kumbaro.
/a.f/