E Enjte, 5 Nëntor 2026

GREQI – 41 zjarre në 24 orët e fundit

ATHINË, 13 gusht /ATSH-ANA/ – Të paktën 41 zjarre rurale dhe pyjore janë raportuar në të gjithë Greqinë në 24 orët e fundit.

Sipas Brigadës së Zjarrfikësve, 36 prej këtyre zjarreve janë fikur me sukses në fazat fillestare, ndërsa për pesë të tjerat vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e tyre.

Për sa i përket zjarrit të madh në verilindje të Atikës, nuk ka fronte aktive për momentin.

Megjithatë, forca të forta zjarrfikëse tokësore mbeten në zonë për të menaxhuar pikat e nxehta të shpërndara brenda rajoneve të djegura.

Brigada e Zjarrfikëses raporton se aktualisht në operacion janë të angazhuar 702 zjarrfikës, përfshirë 27 njësi komando pyjore dhe 199 automjete.

Gjithashtu, nga orët e para të mëngjesit deri në orën 13:00 janë kryer rënie periodike të ujit nga 10 avionë dhe 10 helikopterë.

Ndërkohë, policia njoftoi se qarkullimi i mjeteve është rikthyer plotësisht në zonat e prekura nga zjarret.

”Një total prej 4,7 milionë euro do të shpërndahen në tetë komuna në verilindje të Atikës si ndihmë urgjente për të menaxhuar pasojat e zjarrit të madh që shpërtheu fillimisht në Varnavas”, njoftoi sot Ministria e Brendshme greke./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›