E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kumbaro apel qytetarëve: Sinjalizoni çdo vatër zjarri, në mbrojtje të pyjeve, ekonomisë, jetës

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Temperaturat e larta që po vazhdojnë prej një periudhe të gjatë kohore kanë shtuar rrezikun e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro apeloi sot qytetarët për kujdes e vigjilence, ndërsa u kërkoi atyre të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe të sinjalizojnë çdo vatër në mbrojtje të pyjeve, ekonomisë, jetës.

Kjo javë që po mbyllet nuk ka qenë aspak e lehtë për qarkun e Gjirokastrës, ku zona e Dropullit është përballur me zjarre masive në këto ditë të nxehta, çka e ka bërë edhe më të vështirë menaxhimin e tyre.

Ministja Kumbaro bëri të ditur se të gjitha strukturat vendore e qendrore, përfshirë edhe Forcat Armatosura dhe ato të Policisë u angazhuara për vënien nën kontroll e shuarjen e vatrave të zjarrit.

1 nga 6

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›