Kumbaro grushta ne Londer

Vazhdon në Londër maratona e gjyqit për ekstradimin e Ilir Kumbaros në Shqipëri, për t’u përballuar me akuzat e ngritura ndaj tij për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.
Në procesin e zhvilluar sot në Londër u la që seanca e ardhshme të zhvillohet më 1 nëntor.
Ishte kërkesa e përbashkët e përfaqësueses së shtetit shqiptar Rachel Scot dhe avokatit të Ilir Kumbaros, John Jones që seanca e radhës të shtyhej sërish, po në gjykjaten e City of Westminster në Londër.
Shkaku i rishtyrjes së soteme lidhet sërish me mosmarrjen ende të një venddmi përkatës nga kolegji i bashkuar në Gjyktën e Lartë të Shqipërisë.
Kjo gjykatë, sipas avokatit të Kumbaros, John Jones, nuk arriti sërish në 18 janar, pas 2 orë e gjysmë, një shumicë për marrjen e vendimit për ekstradimin e Ilir Kumbaros në Tiranë, pas apelimit të urdher-arrestit të dytë.
Nga 12 gjyakatës, votat janë ndarë në 6 me 6, tha avokati Jones në seancën e sotme. Ndërkohë, gjykatësit të cështjes Howard Riddle iu tha se në muajin shtator pritet një seancë tjetër në Tiranë për këtë cështje, pas emërimit të dy gjyqtarëve të rinj nga presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Ish-drejtori i Drejtorisë së Parë të SHIK-ut për Tiranën në kohën e drejtimit të Shqipërisë nga ish-presidenti Berisha, akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, akuzë të cilën Kumbaro e mohon.
Por seanca e sotme në ambjentet e brendshme dhe sidomos pas mbarimit të saj, jashtë ndërtesës ishte e tensionuar për shkak të indinjatës së një shqiptari i cili iu prezantua Top-Channel si Bashkim Krasniqi nga Lezha, për shkak të, sic tha ai, zvarritjes së procesit të ekstradimit të Ilir Kumbaros.
Në momentin e daljes nga gjykata pati edhe përplasje fizike mes Kumbaros dhe djalit të tij me këtë shqiptar të revoltuar, pamje të cilat u filmuan ekskluzivisht nga Top Channel, si dhe nga BBC e Daily Mail.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Vrasja e gjyqtarit, Halimi: Dëshmitarë dhe prova
Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka vizituar pasditen e sotme familjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili humbi jetën në një atentat me eksploziv sot në qytetin e Vlorës. Spahiu: Alarm për kriminalitetin e lartë
Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka vizituar pasditen e sotme familjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili u vra sot në një atentat në qytetin e Vlorës. Rrihet vajza që denoncoi kryebashkiakun
I fejuari dhe vajza që denoncoi sms-të erotike të kryetarit të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, janë goditur nga një prej punonjësve të policisë bashkiake të Kamzës. PS: Vrasja e gjyqtarit, rrezik për vendin
Partia Socialiste, nëpërmjet një deklarate për shtyp, ka dënuar vrasjen e gjykatësit Skerdilajd Konomi në Vlorë. Krimi në Vlorë, 100 mijë euro shpërblim për informatorët
Personi që jep informacion për autorin ose autorët e vrasjes së gjykatësit Skerdilajd Konomi do të marrë një shpërblim prej 100 mijë euro.
Lajmet kryesore
Vlorë, ekzekutohet me dinamit gjyqtari
Reagojnë krerët e vendit; gjyqtaret: Po mbillet klimë terrori
Spahiu: Alarm për kriminalitetin e lartë
Vrasja e gjyqtarit, Halimi: Dëshmitarë dhe prova
SHBA: Të shqetësuar për Shqipërinë
“Krimi po ngre dorë ndaj shtetit”