Minoritetet shqiptare, “të shkëputura” nga “fryma” ballkanike
09/09/2011 Çështja çame është “peng politik” i Greqisë dhe duhet zgjidhur përpara integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Këtë pohon studiuesi dhe historiani Beqir Meta, ndërsa flet për minoritetet shqiptare dhe problemet e tyre. Këtë të fundit ai e ka analizuar në studimin e tij “Minoritetet në Shqipëri, 1912-1939”, që pritet të botohet së shpejti nën siglën e Institutit të Historisë.
Në librin e tanishëm çështja çame është trajtuar në raport me politikat minoritare që ndiqeshin në vendet ballkanike dhe në Shqipëri, duke parë diferencat që ishin krijuar. Megjithatë, këtë herë objekti i studimit (autori ka botuar edhe një libër të veçantë në shqip dhe në anglisht për çështjen çame) është më i gjerë dhe nuk ndalet vetëm në këtë problematikë të mprehtë për Shqipërinë..
Prej vitesh ju po përgatisni një studim mbi minoritetet në Shqipëri. ǒmund të thoni më konkretisht për atë se si, në ç’mënyrë dhe në ç’rrafsh e trajton ky studim këtë çështje? Pse është i nevojshëm një studim i tillë?
Studimi im i fundit që është gati në procesin përfundimtar të tij dhe për të cilin po punoj prej gati 10-11 vjetësh është për minoritetet në Shqipëri gjatë viteve 1912-1939. Ky studim trajton gjithë historinë e ekzistencës së minoriteteve, të zhvillimit të tyre në Shqipëri gjatë periudhës së parë, të themi të themelimit dhe të konsolidimit të shtetit shqiptar në të gjithë problematikat e tyre, por duke u fokusuar kryesisht në problematikat politike dhe arsimore e identitare të zhvillimit të këtyre komuniteteve. Shqipërisë në opinionin historian i ka munguar një studim për minoritetet, ka qenë një temë e lënë mënjanë ose një temë tabu që nuk prekej, por zhvillimet e reja, proceset e reja integruese të Shqipërisë e bënë të domosdoshme që institucionet shqiptare, lexuesi shqiptar, studentët, njerëzit që merren me të drejtat e njeriut të kishin një informacion dhe një dijeni mbi historinë e minoriteteve në Shqipëri, mbi problematikat që ata kanë pasur në të kaluarën në të gjithë momentet, të paktën të formimit të shtetit shqiptar dhe deri në ditët e sotme. Kështu që për t’i dalë para kësaj, për të plotësuar këto nevoja lindi edhe nevoja e këtij studimi. Minoritetet janë trajtuar në disa dimensione, së pari është parë dimensioni i tyre numerik, si kanë evoluar nga pikëpamja numerike dhe do të thosha që këtu është arritur në konkluzione shumë interesante. Konkluzioni themelor është se ata e kanë ruajtur në mënyrë të vazhdueshme, konstante peshën e tyre që nga momenti i krijimit të shtetit shqiptar dhe deri në fund të periudhës që ne kemi marrë në studim, gjë që ka qenë një fenomen i rrallë në Ballkan, pasi shtetet ballkanike nacionaliste kanë ardhur vazhdimisht duke e ulur përqindjen e minoriteteve në kuadrin e popullsisë së përgjithshme me anë të politikave të spastrimit etnik, asimiluese, politika të ndryshme shtrënguese ndaj minoriteteve dhe do të thosha që ata kanë pasur gjithmonë objektivin për ta ulur dhe për ta tejkaluar në spastrimin e plotë.
ǒmund të thoni për politikat e ndjekura për minoritetet në Shqipëri krahasuar me ato të shteteve fqinje, si Greqia apo Jugosllavia?
Greqia fatkeqësisht ishte më e suksesshmja në spastrimet entike dhe arriti që nga një vend me përqindjen më të lartë të minoriteteve, 25 për qind të popullsisë në vitet ’20, në fund të kësaj periudhe që flasim e çoi në përqindje fare të ulët, 2-3 për qind dhe pastaj pas Luftës së Dytë Botërore u shndërrua në një shtet të pastër etnikisht edhe pas ndryshime etnike që ndodhën në Luftën e Dytë Botërore. Ju e dini historinë e largimit të çamëve të Çamërisë me dhunë dhe të minoriteteve të tjera. Ndërsa Shqipëria ndryshe nga këto vende e ruajti peshën e minoriteteve. Ky është treguesi më i qartë që nuk pati politika pastruese, asimiluese ndaj minoriteteve. Një drejtim tjetër i studimit është politikat e qeverisë shqiptare në drejtim të arsimimit dhe të ruajtjes së identitetit kombëtar. Edhe ky studim është krahasues në raport me politikat që janë ndjekur në vendet e tjera ndaj minoriteteve të tyre dhe rezultati themelor i gjithë kësaj periudhe është që minoritetet, ai grek, sllav, në Vrrakë, komuniteti bullgar ose maqedon në zonën e Prespës etj, gjatë periudhës së shtetit shqiptar erdhën duke konsoliduar identitetin e tyre, duke konsoliduar sistemin e tyre arsimor, shkollën, gjuhën amtare, gjë që ishte një risi dhe do të thosha një fenomen rrëzëllitës për kohën, pasi kjo periudhë është periudha e shteteve nacionaliste në Ballkan, të cilat luftuan me çdo kusht t’ia mohonin të drejtat arsimore popullsive minoritare, pra të arsimit në gjuhën amtare dhe të dobësonin sa më shumë identitetin e tyre etnik dhe kombëtar. Kjo është pjesë e studimit që do të thosha është shumë e rëndësishme, shumë e gjerë ku jepet gjithë evolucioni kryesor i minoriteteve kryesore në Shqipëri dhe politikat e shtetit shqiptar ndaj tyre. Sigurisht që janë trajtuar problemet e pronësisë, problemet sociale të minoriteteve dhe këtu Shqipëria ndoqi politikat liberale, duke respektuar pronësinë. Shqipëria ishte i vetmi vend që nuk pati të ashtuquajturat reforma agrare, të cilat drejtoheshin kundër pronës së minoriteteve dhe ju e kuptoni që po u godit prona është goditur elementi thelbësor i jetës së minoritetit, ndërsa shtetet ballkanike si Greqia apo Jugosllavia për shembull reformat agrare i përdorën si instrumente kryesore për dobësimin e minoriteteve për shpronësimin e tyre dhe pastaj ky ishte hapi më i fortë që ato bënin për spastrimin etnik. Duke i shpronësuar detyroheshin të largoheshin apo të shndërroheshin në qenie sociale me nivel shumë të ulët ekonomik dhe detyrimisht ishin nën presion për t’u larguar nga ky vend për të gjetur një jetë më të mirë, krahas metodave të dhunës që aplikoheshin ndaj minoriteteve. Ndërsa Shqipëria me përjashtim të një fshati, Goricës që pati një konflikt me pronarin, beun e këtij fshati dhe që u larguan, nuk ka pasur asnjë rast të politikave të shpronësimit dhe të spastrimit etnik. Edhe rasti i Goricës nuk ishte si rastet në Greqi apo Jugosllavi. Ata nuk ranë dakord me beun për qiratë, për të tretët etj, dhe për kushtet e kontratës dhe u detyruan të largohen për në Jugosllavi edhe të tërhequr, të mikluar shumë nga regjimi, legata jugosllave në Shqipëri e cila donte të krijonte një lloj precedenti për të spostuar dhe spastruar shqiptarët e Jugosllavisë duke e përdorur këtë si një lloj rivaliteti me qeverinë bullgare për ta paraqitur këtë pjesë të popullsisë së Goricës jo si minoritet bullgarofon, por si minoritet sllavofon serb. Kështu që ishte një problem shumë i komplikuar politik në këtë kohë. Ndërsa ka ndodhur e kundërta, që në grupe të veçanta, të vogla, shteti shqiptar ka ndërhyrë për të detyruar pronarët, për t’i shtrënguar ata që tu jepnin prona bujqve minoritarë. Për shembull interesant është shembulli i Vrakës në Shkodër ku qeveria ndërhyri për të detyruar pronarin Sulçebej Bushati që t’u shiste me çmime shumë të lira prona bujqve të Vrakës, që kryesisht ishin minoritarë. Qeveria donte që të ulte edhe tensionin me Jugosllavinë dhe të krijonte marrëdhënie sa më të qeta në atë zonë. Po ashtu qeveria ka qenë vazhdimisht në atë kohë e preokupuar që të mos ndodhte fenomeni i emigrimit të minoriteteve, pasi quhej si një lloj prekje e krenarisë së shtetit shqiptar që t’i lejonte popullsitë të largoheshin sepse ishte e shqetësuar se do të kualifikohej si një shtet që po përdor metodat e varfërimit të minoriteteve për t’u larguar jashtë Shqipërisë. Shqipëria është munduar për shembull t’i mbajë vllehët në territore shqiptare, në këtë rast marrëdhënie miqësore me ta. U mundua të përdorte metodën ekonomike favorizuese me qëllim që ata të mos emigronin në vende të tjera: në Rumani për shembull. Ishin politika që sot mund të duken politika vërtet për t’u përshëndetur në marrëdhënie me minoritetet.
Po për sa i përket politikës dhe qëndrimit të organizmave ndërkombëtare në lidhje me minoritetet ç’mund të thoni? ǒrol kanë luajtur realisht këto organizma në gjendjen e minoriteteve?
Krahas kësaj është trajtuar edhe qëndrimi i organizmave ndërkombëtare, sidomos i Lidhjes së Kombeve dhe i Fuqive të Mëdha të kohës dhe probleme të minoriteteve në Shqipëri, por politikat e këtyre institucioneve janë parë në mënyrë të thellë krahasuese me qëndrimet që ata kanë mbajtur ndaj problematikave të minoriteteve shqiptare në Greqi dhe në Jugosllavi. Rezulton që kanë qenë politika disproporcionale. Për shembull politikat e Lidhjes së Kombeve, Fuqive të Mëdha që e drejtonin: Britania, Franca, etj, ishin apatike ndaj spastrimit të shqiptarëve dhe politikave etnike në vende si Greqia apo Jugosllavia, por nga ana tjetër ishin shumë rigoroze në detyrimin e qeverisë shqiptare që ajo të zbatonte me rigorozitetin maksimal detyrimet e traktatit të minoriteteve për sa i përket të drejtave të tyre. Për shembull po të kujtojmë gjyqin e Hagës kur qeveria shqiptare shtetëzoi shkollat e minoritetit grek në kuadër të shtetëzimit të gjithë shkollave në Shqipëri, pasi donte që arsimi të kishte një drejtim shtetëror dhe kombëtar, gjë që e kishin bërë shumë shtete të tjera, gjyqi i Hagës, Lidhja e Kombeve ndërhyri që shkollat e minoritetit grek të mos shtetëzoheshin, por të ktheheshin në shkolla private. Pra, u ruajtën shkollat greke edhe të shtetëzuara, por nuk u pranua thjesht kalimi i tyre në dorë të shtetit. Për një gjë kaq të hollë dhe kërkesë kaq minore u bë gjithë ai gjyq i gjatë dhe qeveria shqiptare e zbatoi pastaj vendimin e tij. Ndërsa nga ana tjetër në Greqi ndodhi procesi i spastrimit të pjesshëm etnik të popullsisë së Çamërisë dhe gjyqi i Hagës apo Lidhja e Kombeve nuk mori një vendim efektiv për ta kthyer këtë proces, por ndonëse e frenoi, e la në mes, megjithatë një pjesë e madhe e shqiptarëve u detyrohen të dëbohen në vitet 1923-1926 nga qeveria greke nën hundët e komisionit miks të krijuar në bashkëpunim me Lidhjen e Kombeve, një popullsie të pastër shqiptare iu grabitën pronat dhe u detyruan të degdisen në Anadoll kundër dëshirës së saj, pavarësisht se si u paraqitën në Komision kërkesat e shqiptarëve, me dhunë, shtrëngesa ekonomike, admistrative, në të gjitha format. Lidhja e kombeve nuk qe efektive për ta ndaluar këtë proces, ndonëse u detyrua pas kërkesave të shumta të qeverisë shqiptare që të detyronte qeverinë greke ta ndërpriste këtë proces. Politika e Greqisë synonte ta spastronte tërësisht popullsinë shqiptare. Mbeti një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare të Çamërisë, rreth 85 mijë vetë, të cilët pastaj do të dëboheshin me dhunë pas Luftës së Dytë Botërore, pra gjatë edicionit të dytë le të themi, apo valës së dytë spastruese nga bandat kriminale të Svevës dhe të nacionalistëve grekë. Kështu që kishte diferenca shumë të theksuara në këto politika, kuptohet Greqia ishte përcaktuar si aleat i tyre. Shqipëria nuk ishte në këto marrëdhënie miqësore, por përkundrazi në këto moment pati kundër dhe Italinë, e cila kërkonte të përdorte shkollat katolike në Shqipëri si instrumente politike të fashizmit, për të nënshtruar Shqipërinë dhe për të përhapur kulturën dhe propagandën fashiste dhe italiane në Shqipëri. Kështu Shqipëria u ndodh në tension të shumëfishtë. Pra, ka qenë proces i vështirë.
Si eci ky proces në një kohë kur shteti shqiptar ishte në fillimet e tij dhe më pas kur ai u përqendrua në kombëtarizimin, institucionalizimin dhe shtetëzimin e gjithçkaje?
Një vend të veçantë në studim zë raporti midis problemeve të minoriteteve, lirisë së tyre dhe politikave që ndoqi shteti shqiptar për forcimin e institucioneve kombëtare, siç është kisha ortodokse, autoqefale, zhvillimi i shkollës kombëtare shqipe, sistemi i politikave, sistemi elektoral unifikues kombëtar etj. Shteti shqiptar ishte në një presion të madh të fqinjëve dhe të Fuqive të Mëdha, si dhe të Lidhjes së Kombeve, të cilët nuk donin që Shqipëria të ndiqte një proces të konsolidimit të kombit-shtet, të unifikimit dhe të centralizimit kombëtar që ishte kaq i domosdoshëm, sigurimit të prioritetit kombëtar që ishte kaq i domosdoshëm në këto momente. Ju e kuptoni që Shqipëria vinte nga një sundim i gjatë i Perandorisë Osmane ku midis popullsisë kishin jetuar diferenca të ndryshme kulturore, ideologjike, identitare etj. Dhe shtetit shqiptar i duhej të bënte një punë titanike për ta unifikuar këtë popullsi shqiptare, e cila do të jetonte tashmë në një shtet kombëtar unik dhe të bashkëpunonte për ndërtimin dhe për prosperitetin brenda këtij shteti. Kështu që kjo është një temë shumë e gjerë që trajtohet në këtë studim dhe shikohet raporti. Nga njëra anë kemi politikat liberale dhe korrekte të Shqipërisë me komunitetin dhe nga ana tjetër përpjekjet titanike që bën shteti shqiptar për t’i forcuar institucionet e veta kombëtare. Në historiografinë e huaj, nga ana e politikanëve të huaj, në institucionet kombëtare ka pasur gjithmonë një konfuzion të jashtëzakonshëm midis ndarjes së këtyre dy sferave, që janë vërtet të ndryshme nga njëra-tjetra. Studimi bën pikërisht këtë: përpiqet të vendosë një vijë dhe një kufi të qartë midis këtyre dy tematikave dhe problematikave të ndryshme. Sigurisht të japë edhe interferencat apo raportet reciproke midis problematikave të këtyre dy sferave të institucioneve kombëtare dhe të drejtave të minoriteteve në anën tjetër dhe mendoj që kjo ka qenë një punë shumë e vështirë dhe shumë e domosdoshme për t’u realizuar, pasi edhe sot fatkeqësisht ka studiues të huaj që nuk dinë ta bëjnë këtë lloj dallimi. Është problem i formimit të tyre, i shkallës së njohjes së botës shqiptare nga ana e tyre, i popullsisë shqiptare etj.
Si janë trajtuar këto probleme në krahasim me botime të tjera të këtij lloji dhe debatet lidhur me këto çështje?
Sigurisht ka polemika me studiues, politika të nivelit shkencor, jo politik për konceptet ndaj përcaktimit të termit minoritet, të natyrës së minoriteteve, të origjinës së tyre për Shqipërinë. Ka polemika të mëdha të studiuesve të huaj lidhur me atë çfarë ata konsiderojnë minoritet. I referohen për shembull popullsisë ortodokse në Shqipërinë e jugut, nuk bëjnë dot dallimin midis popullsisë shqiptare ortodokse dhe popullsisë minoritare. Këtu është problematika më e madhe dhe kjo pastaj ka impakt. Keqkuptohen politikat e shtetit shqiptar për kombëtarizimin, nacionalizimin e ndërgjegjes kombëtare, institucioneve etj., dhe nga ana tjetër nuk bëhet dallim i qartë ndërmjet politikave të minoriteteve dhe politikave kombëtare ndaj kësaj pjese të popullsisë shqiptare apo pjesëve të tjera të popullsisë shqiptare të pjesëve të tjera, qoftë edhe ndaj myslimanëve ku qeveria merr masa për ndalimin e shkollave private myslimane fetare, kur ndan mësimin e fesë nga shkolla. Duhet të kuptojmë që kjo në disa shtete si në Greqi, në Jugosllavi apo në vende të tjera nuk mund të kuptohej, pasi ato ishin shtete që feja ishte në thelbin e shtetësisë së këtyre vendeve. Ndërsa Shqipëria kishte tjetër profil, kishte një shtet me tipare të qarta laike dhe shekullare, kështu që përpjekjet për ta definuar shtetin në mënyrë të tillë kanë ndeshur në kundërshtime dhe përplasje të mëdha. Kështu që edhe studiuesit kanë reflektuar këto mendësi në studimet e tyre.
Cilët janë burimet që keni shfrytëzuar për një panoramë dhe analizë të plotë dhe të thellë të asaj që trajtoni?
Burimet janë të shumta, të panumërta. Është një literaturë shumë e gjerë shqiptare dhe e huaj, në Shqipëri, në Amerikë, Bullgari, Greqi. Janë bërë kërkime në bibliotekën e Oksfordit në Londër, në Itali etj., por kërkimet më të rëndësishme janë bërë në arkiva, si në Arkivin Qendror të Shtetit, Arkivin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, në arkivat diplomatike italiane, arkivat diplomatike franceze, britanike, gjermane, bullgare, amerikane. Kështu që ka një gamë të madhe, të jashtëzakonshme arkivash falë edhe fushatave të bëra kohët e fundit për mbledhjen e informacionit më të rëndësishëm për Shqipërinë për këto arkiva që na ka dhënë shumë dorë. Është ndër studimet më të kompletuara me burime historiografike, si burime dokumentare dhe të literaturës. Kështu që mendoj është bërë një hap i mirë përpara në studimin serioz të kësaj tematike.
Studimi për të cilin po punoni vjen për të parën herë para lexuesit shqiptar apo janë botuar paraprakisht pjesë të tij?
Disa pjesë janë botuar në revistën e studimeve historike në formë artikujsh shkencorë, por sigurisht është botuar një pjesë e vogël, 3- 4 për qind e studimit.
Ky studim përfshin periudhën nga viti 1912-1939. Çfarë mund të thoni për gjendjen e minoriteteve pas kësaj periudhe deri më sot?
Pas kësaj periudhe është ndërmarrë një studim tjetër nga një kolege e re, Sonila Boçi, një studim mbi gjendjen e minoriteteve në vitet ’39-’49, pra dhjetëvjeçarin e Luftës së Dytë Botërore dhe disa viteve të periudhës së komunizmit. Pra, janë dy studime nga Instituti i Historisë që i kushtohen kësaj tematike që sjellin një informacion autentik, të ri dhe të freskët, apo analiza dhe konkluzione të reja për këtë tematikë që është çështje e ditës apo është në axhendat e mediave apo reagimet e opinionit publik në këto momente.
Një prej çështjeve më të diskutuara të ditës ajo çame. Si historian dhe studiues çfarë mendoni lidhur me të?
Duke u shkëputur nga ky studim, si autor dhe i një libri për çështjen çame, mendoj që tashmë për botën shqiptare, për studiuesit shqiptarë është bërë shumë e qartë nga studimet e bëra e drejta historike, evolucioni historik i problemit çam. Çështja është që kjo duhet të zgjidhet nga kanalet politike dhe juridike shtetërore dhe ndërkombëtare. Ne kemi bërë një pjesë të mirë të detyrës, sigurisht është tematikë që ka ende nevojë për t’u studiuar, por duke llogaritur që në raport me forcat tona të limituara për studime është bërë një punë serioze dhe shumë e mirë për studimin e historisë së Çamërisë. Edhe studimi që po paraqes tani, këtë herë çështja çame është trajtuar në raport me politikat minoritare që ndiqeshin në vendet ballkanike dhe në Shqipëri, duke parë diferencat që ishin krijuar. Kështu që mendoj se duhet trajtuar si çështje. Duhet që qeveria shqiptare të angazhohet në zgjidhjen e saj. Sigurisht axhendat politike të qeverive i përcaktojnë ato vetë, por e rëndësishme është që kjo çështje të trajtohet pasi është një e drejtë e pakontestueshme e kësaj popullsie dhe e shqiptarëve që tokat dhe pronat e tyre tu rikthehen, shtetësia e tyre t’u rinjihet, pasi është grabitur në mënyrë të dhunshme. Kemi të bëjmë me një rast tipik të spastrimit etnik në Ballkan në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, por që ka nisur qysh para saj dhe goditjen më të madhe e ka marrë në vitet ’23-’26 pas traktatit të Lozianës kur u bë shkëputja e popullsive dhe popullsia shqiptare u identifikua padrejtësisht si një popullsi myslimane turke. Kështu që kjo padrejtësi duhet njohur njëherë në radhë të parë dhe nga shteti grek dhe pastaj duhet punuar për korrigjimin e saj. Mendoj që procesi i integrimit evropian të Shqipërisë duhet ta fitojë patjetër edhe këtë dimension. Ky është një dimension i të drejtave të njeriut, të cilit i takon mbështetja evropiane që edhe ata të marrin obligime siç ka marrë shteti shqiptar që gjatë këtij procesi këto hije dhe problematika të së shkuarës të zgjidhen në mënyrë evropiane. Pasi procesi i integrimit nuk mund të kuptohet si një proces ku vetëm Shqipëria plotëson integrimet e saj, gjë që nuk diskutohet, por është një proces që edhe BE-ja dhe shtetet e saj kanë detyrime për të realizuar ndaj shtetit dhe shtetasve shqiptarë. Duhet realizuar mbi parime integriteti dhe reciprociteti të gjitha detyrimet. Shoh me keqardhje që kjo nuk është kuptuar kështu as nga institucionet evropiane, as nga Greqia, e cila është një vend anëtar i BE-së dhe fqinji ynë, i cili i ka filluar këto probleme në histori, madje përkundrazi siç po shohim edhe nga dokumente që janë botuar së fundi të ambasadës së SHBA-ve, Greqia ka bërë presion dhe e ka vendosur votën e saj në procesin e integrimit të shqiptarëve, si “peng” politik për të realizuar aspirata nacionaliste ndaj Shqipërisë dhe për ta bllokuar njëherë e përgjithmonë diskutimin e çështjes çame. Është një deformim i procesit dhe për këtë përgjegjësit e parë janë institucionet evropiane, të cilat deri më sot nuk shohim të kenë ndonjë reagim në këtë drejtim. Por mendoj që Shqipëria të integrohet me dinjitet në këto institucione, procesi duhet të ketë patjetër të dy krahët.