Spahiu Alarm per kriminalitetin e larte

Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka vizituar pasditen e sotme familjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili u vra sot në një atentat në qytetin e Vlorës.
Në një prononcim për mediat, Spahiu e ka cilësuar vrasjen e Konomit si një atentat barbar ndaj institucioneve shtetërore.
“Vrasja e Konomit ishte një atentat barbar ndaj figurave të sistemit të drejtësisë. Krime të tilla ndaj zyrtarëve të drejtësisë nuk ndodhën as në vitin 1997. Shqipëria ndodhet në alarm për nivelin e lartë të kriminalitetit”, ka deklaruar Spahiu.
Spahiu: Shqipëria, jo si Sicilia e 50 viteve më parë
Më herët gjatë paradites, në reagimin e bërë menjëherë pas ngjarjes, nënkryetari i KLD-së u shpreh se ekzekutime të tilla terroriste nuk duhet të ndodhin në asnjë vend ku funksionon rendi dhe ligji. Vrasja e gjyqtarit“Krimi po ngre dorë ndaj shtetit” PS: Vrasja e gjyqtarit, rrezik për vendinKrimi në Vlorë, 100 mijë euro shpërblim për informatorët
“Ky akt është në vazhdën e disa ngjarjeve dhe atentateve kundër gjyqësorit përgjatë viteve të fundit, duke përbërë një rast të paprecedent që nga koha e Ismail Qemalit”, tha Spahiu.
Ai kërkoi që kjo ngjarje të trajtohet me prioritet dhe të vendosen para drejtësisë autorët e veprës kriminale, pasi sipas tij, ky është një akt kundër strukturave të drejtësisë.
“Shqipëria synon të jetë në rrugën drejt BE-së dhe jo në Sicilinë e 50 viteve më parë, ku drejtësia gjunjëzohej përballë veprave mafioze dhe krimit të organizuar”, shtoi Spahiu.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Rrihet vajza që denoncoi kryebashkiakun
I fejuari dhe vajza që denoncoi sms-të erotike të kryetarit të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, janë goditur nga një prej punonjësve të policisë bashkiake të Kamzës. Tiranë, vritet me armë një person
Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë janë plagosur në mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet. (UPDATE) Tufa drejt pafajësisë
I pandehuri Lavdërim Tufa nën akuzë për vrasje të trefishtë mes të cilëve edhe Fatmir Rama apo Miri i Xhikes, rikthehet në sallën e gjyqit për të ndjekur një nga seancat më delikate që ndoshta do ta shpëtojnë ata nga shpallja fajtor. Peshkopi, burg pa afat vrasësit të bashkëshortes
Gjykata e Shkalles se parë në Peshkopi dha masën e arrestit burg pa afat për shtetasin Bajram Muca 76 vjec, i cili akuzohet se ka qëlluar me thikë duke i shkaktuar vdekjen bashkëshortes së tij 70-vjecare.
Ekstradimi i Almir Rapos
Gjatë proçesit për ish punonjësin e Ministrisë së Jashtme, Almir Rrapo me objekt ekstradimin e tij drejt SHBA-së, Prokuroria i kërkoi gjykatëses Antonela Prendi që ta vlerësojë të ligjshëm ekstradimin e tij, edhe pse tashmë 28 vjeçari ndodhet prej muajsh në Amerikë dhe i është nënshtruar gjyqit penal.
Lajmet kryesore
Vlorë, ekzekutohet me dinamit gjyqtari
Reagojnë krerët e vendit; gjyqtaret: Po mbillet klimë terrori
SHBA: Të shqetësuar për Shqipërinë
”Eshtë rritur barra fiskale”
“Krimi po ngre dorë ndaj shtetit”