Kumbaro s'mund të ekstradohet, Gjykata pushon masën e sigurisë
TIRANE - Ilir Kumbaro rrezikon të mos vihet në dispoziocin të drejtësisë shqiptare për çështjen që akuzohej 'dosja Remzi Hoxha'. Gjykata e Lartë ka vendosur të shuajë masën e sigurisë 'arrest me burg' lëshuar për të në vitin 2003.
Interpretimi vendit të gjykatës bëhet në bazë të ligjit i cili thotë se "masës së marrë në vitin 2003 i ka humbur efekti". Kështu Ilir Kombaros, të akuarit kryesor për rrëmbimin dhe zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha, i lind e drejta që në Angli atje ku jeton të kërkojë mos ekstradim.
Vendimi i Gjykatës së Lartë vjen pas rrëzimit që gjykata e Shkalles së Parë dhe ajo e Apelit i bënë kërkesës së avokatëve mbrojtes të Ilir Kumbaros. Ish-oficeri i lartë i Shërbimit Sekret, Ilir Kumbaro u arrestua në Londër në muajin Tetor të 2008, pas një kërkimi ndërkombëtar nga Interpol. Kumbaro kishte ndërruar disa herë adresën e banimit në kryeqytetin britanik për të mos rënë në gjurmët e policisë ndërsa jetonte me identitet të rremë. Gjykata vendosi që ai të kestradohet ëpr llogari të autoriteve shqiptare, por Kumbaro e Apeloi çështjen dhe është në pritje të një vendimi nga drejtësia londineze e cila ka të gjitha gjasat të mos lejojë ekstradimin e tij me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë shqiptare.