E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, sulm biznesit, sipërfaqet e ndërtimit i raporton si krime

Ndërkohë që pritej një përgjigje nga Kryeministri për paketën e tij të zgjidhjes lidhur me kërkesat e opozitës, - ne perfundim te afatit 10-ditor - kryeministri ka dalë para mediave dhe ka nisur një fjalim të gjatë në të cilin ka analizuar me detaje emra dhe farefisni biznesmenësh, të cilët sipas tij, janë pjesë e asaj që kryeministri i Republikës e quan "aleanca punisto-mafioze" së cilës ai, pritet t'i thyejë, siç është betuar "dhëmbët dhe dhëmballët një nga një".


Horrori verbal i kryeministrit të Republikës, nisur prej disa ditesh, ka vijuar sonte me renditjen e emrave të biznesmenëve më të rëndësishëm në vend.

Të gjitha marrëveshjet zyrtare të biznesit me Bashkinë e Tiranës, kryeministri i quan "krime ekonomike". Te gjitha siperfaqet e ndertimit ne Tirane, i ka permenduar automatikisht si shkelje. Kryeministri i vendit ka shtrembëruar gjithashtu gjeneralitetet e përfaqësuesve të biznesit shqiptar.

'Ilir macja, kunati i Dashit, ka marrë 21 mijë metër katrorë leje ndërtimi me firmën e Edvin Ramës, - tha kreu i qeverisë. "Koço Kokëdhia apo Koço Bashkia, ka marrë 24 mijë 800 metër katrorë leje ndërtimi", - shtoi ai Tom Dollaku ka marrë sipërfaqe prej 29 mijë metra katrorë ndërtime, Ylli i partisë, (Fidel Ylli) ka marrë po 29 mijë metra katrorë, Arjani me firmëtarin Rama ka marrë 16 mijë metra katrorë ndërtime, Besnik Sula 49 mijë metra katrorë, Tan Dulaku ka marrë rreth 20 mijë metra katrorë, - raportoi kryeministri i vendit, duke i etiketuar të mësipërmit si 'klan mafioz" dhe autorë të ultimatumit për hapjen e kutive.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›