E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Grupi punisto-mafioz ka vjedhur mijëra metra katror tokë

"Një grup punisto-mafioz që nuk ka lidhje me opozitën po cënon institucionet e vendit dhe kërkojnë të bllokojnë rrugën drejt Evropës dhe liberalizimin e vizave. Kështu ka deklaruar Kryeministri Berisha në një konferencë për shtyp. Sipas tij hapja e kutive kërkohet nga udhëheqës të kupolës së mafies shqiptare e cila nuk njeh zgjedhjet pasi nuk arriti të përcaktojë rezultatin si vite më parë.
"5 muaj pas zgjedhjeve dy ish mininstrat e diktaturës "hoxhiste" dhe 2 pinjollë të kësaj diktautre kanë vendosur të mos njohin legjimitetin e zgjedhjeve" theksoi Berisha duke theksuar se ky grup nuk ka interes demokratik por udhëheq mafjen më të madhe në Ballkan.
Kreyministri Berisha duke paraqitur një dosje në të cilën sipas tij janë të gjitha shkeljet që janë bërë për përvetësimin e tokave theksoi se të gjitha këto shkresa janë të firmosura nga kreu i bashkisë së Tiranës Edi Rama. Berisha duke i cilësuar disa nga deputetët e PS-së si Valentina Leskaj, Besnik Sula, Tom Doshi dhe Fidel Ylli si grup punist ai theksoi se ata përvetësuar toka me mbështejten e Edi Ramës dhe e kanë kthyer Tiranën në një lavatriçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›