Kumbaro uron Çekun: Bashkëpunim në nismat e përbashkëta për gjuhën shqipe

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro uroi sot Hajrulla Çekun për detyrën e re si ministër i Arsimit dhe Shkencës në Kosovë.
Në mesazhin e urimit Kumbaro e cilëson Çekun mik të kahershëm dhe bashkëpunëtor të çmuar.
Kumbaro shkruan se me Çekun do të kenë mundësinë të bashkëpunojnë sërish, këtë herë në fushën e arsimit, nga nismat e përbashkëta për gjuhën shqipe këtej e andej kufirit, te mësimi i shqipes në diasporë dhe projektet e bashkëpunimit në arsimin e lartë.
Kuvendi i Kosovës votoi më 11 shkurt me 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim qeverinë Kurti III.
/k.s/j.p/