KIEV – Zelensky: Rusia po përgatit një sulm të ri masiv, le të përgatitemi!

KIEV, 16 shkurt /ATSH – ANSA/ – Rusia po përgatit një sulm të ri masiv, le të përgatitemi, deklaroi preseidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky.
”Kam udhëzuar krerët e Forcave Ajrore, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ukrenergo-s që të përgatisin masa shtesë mbrojtëse në dritën e informacionit të inteligjencës që sugjeron se Rusia po përgatit një sulm të ri masiv”, shtoi ai.
“Kam udhëzuar Anatoly Kryvonozhko, Komandanti i Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Mykhailo Fedorov, dhe Vitaly Zaichenko, Shefi i Ukrenergo-s, që të përgatisin masat shtesë mbrojtëse të nevojshme gjatë ditës, duke marrë parasysh informacionin e inteligjencës në lidhje me përgatitjet e Rusisë për një sulm masiv”, theksoi Zelensky. /os/