E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kumbullat në fazën e pjekjes – Tregu i sigurt, por prodhimi jo ai i pritshmi për shkak të kushteve atmosferike

Edhe pse temperaturat janë të larta, Halim Elezin e gjejmë në pemëtoren e tij duke u kujdesur për vjeljen e kumbullave, të cilat ndodhen tashmë në fazën e pjekjes.

“Jemi në fazën e pjekjes dhe kemi pasur shumë dëmtime nga shpendët dhe ka pasur pak prodhim”, u shpreh fermeri.

Elezi ka mbi 600 rrënjë kumbullash, por vetëm një pjesë e tyre kanë dhënë prodhim të plotë. Një pjesë të prodhimit ai e shet në treg, ndërsa pjesën tjetër e përpunon në raki.

“Mund të jenë mbi 600 rrënjë, por prodhim kanë bërë vetëm një pjesë. Kam prodhim të vendit, por shumica janë pak më të mëdhaja”, tha ai.

Sa i përket tregut, ai shprehet se ka qenë i sigurt dhe ka pasur kërkesa të vazhdueshme, megjithatë prodhimi këtë vit nuk ishte aq i bollshëm sa pritej.

“Ato që kam prodhuar i kam shitur. Treg ka pasur, por kishte pak prodhim”, tha ai.

Pas përfundimit të vjeljes, puna në parcelë vazhdon me krasitjen e degëve të thata dhe pastrimin e barit poshtë pemëve, në mënyrë që pemët të përgatiten për sezonin e ardhshëm.

Gazetar: Dashmir Shehu

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›