E Diel, 1 Nëntor 2026

Teksasi feston betejen e 175-vjetorit te pavaresise

Nje nga betejat me te rendesishme ne Ameriken Veriore ka ndodhur 175 vite me pare ne nje fushe ne lindje te qytetit Hjuston ne shtetin e Teksasit. Ne betejen e San Jasintos me 21 prill 1836 ushtria e kryengritesve te Teksasit mposhti rreth 1 mije e 500 ushtare meksikane dhe fitoi pavaresine. Kjo ngjarje u be shkak per luften Meksikano-Amerikane ne te cilen Shtetet e Bashkuara moren Kalifornine dhe disa shtete tjera jugperendimore. Mirepo kjo solli probleme dhe kontribuoi ne fillimin e Luftes Civile ne Shtetet e Bashkuara.  

Per ri-krijimin artistik te nje ngjarjeje historike kerkohet me shume kohe sesa per ngjarjen e vertete. Ne nje nga fitoret me te medha ne historine Amerikane nje force e vogel teksanesh nen udheheqjen e gjeneralit Sam Houston shkaterroi brenda 18 minutash kampin e fushimit te ushtareve meksikane.

Me pare meksikanet kishin fituar me lehtesi cdo beteje ndaj teksaneve dhe ishte ndoshta krenaria dhe vete-besimi i madh qe i demtoi ata. Pasi u kap rob gjenerali meksikan Antonio Lopez de Santa  Anna urdheroi terheqjen e trupave nga Teksasi. Ai nenshkroi nje dokument qe i dha Teksasit pavaresine nga Meksika veprim te cilin qe eproret e tij ne Meksike e quajten te gabuar.

Ne ri-krijimin e beteje qe u zhvillua pikerisht ne fushen afer monumentit te San Jasintos Hilario de la Pena nje meksikano-amerikan nga San Antonio luan rolin e gjeneralit Santa Anna i cili u dergua ne Teksas nga qeveria e Meksikes per te rivendosur rendin. De La Pena thote se ai simpatizon Meksiken por eshte ne favor te pales fituese.

A jam medyshes Jo. Jam i kenaqur qe Teksasi fitoi. Kam lindur dhe jam rritur ne San Antonio dhe jam i kenaqur se si kane perfunduar gjerat.

Shume meksikane ende jane te pakenaqur nga humbja e Teksasit. Por disa nga kryengritesit si Huan Seguin ishin meksikane. Dhe De La Pena thote se kultura e tyre i ka rezistuar kohes.

Kultura spanjolle eshte ende e pranishme ne jugperendim te vendit. Dhe tani kultura hispanike eshte e pranishme ne mbare Shtetet e Bashkuara.

Hispaniket jane grupi etnik me rritje me te shpejte ne Shtetet e Bashkuara dhe ka te ngjare te behen kultura mbizoteruese ketu ne Teksas dhe ne shtete tjera jugperendimore ne dekadat e ardhshme. Elizabeth Elizalde ka ardhur per te pare kete ri-inskenim se bashku me djalin e saj Edgar.

Ne zemer jam banore e vertet e Teksasit. Kam lindur ketu dhe kam ardhur te brohoras per Teksasin. Prinderit e mij te cilet jane nga Meksika e tregojne ndryshe historine e betejes nga ajo qe kam mesuar ketu.

Por ajo thote se Teksasi ishte ndare nga kryeqyteti Meksikikan nga nje mije kilometra male dhe shkretetire. Edhe sikur Santa Anna te fitonte betejen ai nuk do te ishte ne gjendje ta mbante nen kontroll Teksasin.

Ndoshta mund te ishte zhvilluar nje beteje tjeter dhe ai do te humbiste sepse Meksika ishte shume larg nga ky vend te cilin ata nuk ishin te afte ta kontrollonin.

Ne anen tjeter te monumentit ne rajonin ku luftimet e ashpra ndodhen 175 vjet me pare mesuesi i shkolles se mesme Scott Griffin u tregon nxenesve historine e betejes. Ai eshte rritur ne kete rajon dhe ka mesuar historine e ketij vendi. Zoti Griffin thote se ne rastin e Teksasit 175 vjet me pare  e kupton qe disa njerez fituan dhe te tjeret humben.

Nese argumenton nga pikepamja e meskikaneve eshte e veshtire te thuhet se nuk ishte territor i humbur sepse dikur ishte i tyre dhe tani jo.

Por zoti Griffin ve ne dukje se Meksika kishte numer te vogel kolonesh ne territoret qe sot jane shtetet jugperendimore te SHBA perfshire Teksasin ku luftetaret e fiseve indiane Apache Comache dhe fise tjera amerikano-indiane banonin.

Meksika nuk mund te sillte njerez te jetonin ne kete pjese te Teksasit gjate asaj kohe. Per kete arsye Santa Anna lejoi imigracionin ne ate qe sot quhet Shtetet e Bashkuara.

Disa hispanike te Teksasit edhe sot e njohin trashegimine e tyre nga ajo kohe dhe duan te shohin te gjitha pikepamjet qe perfaqesohen ne kete ri-inskenim te betejes. 16 vjecarja Jessica Torres ka veshur nje bluze meksikane per kete ngjarje.

shte interesante ta shikosh kendveshtrimin e Teksasit dhe do te ishte interesante te shohim edhe kendveshtrimin meksikan. Por sot une kam veshur kete bluze sepse shkon me ngjyren e pantallonave.

Ne vitet e ardhshme historia e kesaj beteje do te vazhdoje te tregohet dhe brezat e ardhshem te Teksasit qe perbehen nga raca dhe kultura te ndryshme do ta ri-rishikojne historine.

faredo pikepamje tjeter qe mund te dale fakti eshte se per shkak te kesaj beteje dhe luftes Meksikano-Amerikane qe pasoi Shtetet e Bashkuara dyfishuan territorin e tyre dhe u bene vend me brigje prane dy oqeaneve dhe fuqi e rendesishme ne skenen boterore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›