E Diel, 1 Nëntor 2026

Kume Mandati im jo politik

Ish- kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Kristaq Kume i mandatuar nga partite politike dhe shoqeria civile per ndryshimet ne kodin zgjedhor deklaron se do te qendroje larg politikes. Drafti qe do te mbaje firmen e tij do te permbaje vetem terma teknike te cilat nuk do te mund te kontestohen nga ndonje subjekt politik.

Pergatitja e nje dokumenti teknik I cili do te sherbeje si document si material baze mbi te cilen do te punoje neser komisioni parlamentar per reformen zgjedhore. Deri sa pa vajtur tek komisioni parlamentar atje ku perfundon edhe puna e ketij grupimi nuk ka pse te kete ngarkesa apo ngjyrime politike tha Kume.

Ndonese nuk ka limite kohore Kume deklaron se drafti do te jete gati ne nje kohe rekord. Do te ishte ne kohe reale produkti i realizuar ne qoftese do te jete perpara apo sapo komisioni parlamentar ad-hoc te ngrihet nga parlamenti tha Kume.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›