E Diel, 1 Nëntor 2026

PS sulmon ministrin Petrit Vasili. Shalsi Klientelizmi ne shendetesi

Socialistet kane vene ne shenjester te akuzave nje tjeter anetar te kabinetit Berisha ministrin e Shendetesise Petrit Vasili. Selia roze ashtu si ne rastet e meparshme ka nisur ne drejtim te numrit nje te shendetesise nje seri pyetjesh duke nisur me degradimin e sistemit shendetosor ne vend e deri lista e barnave te rimbursueshme duke kerkuar sqarim nga ministri nese ka favorizuar biznese klienteliste ne kete proces.

Cfare po ndodh zoti Vasili me shendetesine sot ne Shqiperi Pse kane degraduar sherbimet dhe pse eshte ne pike te hallit spitalet shqiptare Cila ka qene dhe cila eshte gjendja e furnizimit me ilace te spitaleve Perse u vonua shpallja e listave te barnave te rimbursueshme dhe barnave spitalore A keni pasur ndikime nga individe te vecante per hartimin e listes se ilaceve te rimbursueshme dhe atyre spitalore ishin disa nga pyetjet e shtruara nga zoti Shalsi.

Selia roze kerkoi nga ministri sqarimin e ketyre pyetjeve duke i sugjeruar qe te mos ndjeke sipas saj shembullin e ministrave te tjere te akuzuar ne kabinetin Berisha.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›