E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci Berisha te na ktheje pergjigje

Numri dy i socialisteve Gramoz Ruci ka zhvilluar ne vend te kryetarit Edi Rama bashkebisedimin e perjavshem me perfaqesuesit e medias ku i ka meshuar precipitimit te krizes politike. Kreu i Asamblese Socialiste pa si shkaktar te vetem te mos zgjidhjes se krizes kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Rucit opozita ne oferten e fundit qe i eshte dorezuar mazhorances pike per pike ka zbatuar rezoluten e parlamentit europian duke sqaruar se hetim i pakushtezuar i zgjedhjeve kete here per socialistet do te thote Hetim i pakufizuar i materialeve zgjedhore. Eumlshte e shkruar e zeza mbi te bardhe. I gjithe objekti i hetimit dhe te gjitha pikat pershkruajne qarte dhe sakte sipas ligjit per komisionet hetimore flet vetem per materialet e votimit.

Por a jane terhequr socialistet nga fletet e votimit Numri dy i tyre deklaron Persa i perket kutive te votimit ato te konservohen.

Ruci rikonfirmoi se opozita nuk do te bojkotoje zgjedhjet vendore te majit te vitit te ardhshem.

Ta harroje kushdo qe i shkon mendja se opozita do te bojkotoje. Ne jemi opozite per te ardhur ne pushtet ne pushtetin vendor apo ne ate qendror. Jemi e vetmja alternative per alternimin e pushtetit. Ceshtja eshte do te kete zgjedhje apo nuk do te kete zgjedhje. Ajo cka ka deklaruar opozita eshte se nuk do te kete zgjedhje dhe per kete pergjegjesine do ta mbaje maxhoranca aktuale Sali Berisha. Nese do te behen zgjedhje si 50 vitet e kaluara atehere mund te behen zgjedhje dhe ne 8 maj. Une flas per zgjedhje te lira dhe demokratike. Nuk ka zgjedhje ne Shqiperi tha Ruci.

Kreu i grupit kuvendor socialist beri pergjegjes per mesazhet negative te Brukselit mbi statusin e kandidatit per Shqiperine vetem qeverine dhe shefin e saj Sali Berisha kur tha se opozita ka dhene kontributin e saj ne kete drejtim duke renditur shtyrjen e protestave pertej dates 8 nentor dhe gjithashtu prezenca e Edi Rames ne tryezen e reformes zgjedhore shkonte ne kete linje.

Rovena Mocka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›