E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kume: Materialet zgjedhore, te ndryshohet kodi Rozeta Rapushi

Ekspertet i kujtojne partive politike, te kene parasysh kushtetuten dhe zbatimin e ligjit ne bisedimet per zgjidhjen e ngercit politik. Ish kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Kristaq Kume, duke komentuar celjen e negociatave PD-PS per ti dhene fund ngercit politik, u shpreh dje se nje proces i tille, duhet te udhehiqet nga te dy palet nga kushtetuta dhe korniza ligjore. Sipas juristit, objekt hetimi ne komisionin hetimor qe pritet te ngrihet per transparencen e zgjedhjeve, duhet te jete vetem shqyrtimi i materialeve zgjedhore, ashtu sic percaktohet edhe ne rezoluten e Parlamentit Evropian. “Transparenca, duhet te behet ne respekt te kuadrit ligjor dhe kushtetues, PE konsideron se transparenca e procesit eshte e mundshme, ne rast se komisioni shqyrton materialet zgjedhore. Per materialet zgjedhore, nuk mjafton vetem kompromisi politik si nje e drejte e komisionit dhe te anashkalohet KQZ. Ne qofte se gjendet kjo zgjidhje, duhet ndryshimi i nenit 178, pika 6 dhe t’i jepet komisionit hetimor. Eshte e domosdoshme qe Parlamenti te mblidhet ne nje seance dhe te beje amendimin e ketij neni. Ne te kundert keqyrja e materialeve, duhet bere sic e percakton kodi nga KQZ-ja”, sugjeroi Kume. Por ndryshimi ne nenin 178 te Kodit Zgjedhor, sipas ish kreut te KQZ-se, nuk do te sherbente aspak per hapjen e kutive te votimit. Kjo, pasi te nderhysh tek fletet e votimit, do te thote qe politika me te tilla vendime te preke vendimet e gjykatave. Hapa keto qe sipas tij, bien ndesh me kushtetuten dhe jane antikushtetuese. “Keqyrja e fleteve te votimit, prek ate c’ka ka vendos pushteti gjyqesor. Edhe ne rast se realizohet kompromis politik per te mundesuar rinumerim, nuk do te mjaftoje as vendimmarrja per amendimet e kodit dhe as kompromisi, por duhet shkuar ne Gjykaten Kushtetuese nese nje zgjidhje e tille eshte kushtetuese”, theksoi Kume, duke i sugjeruar keshtu opozites qe per te hequr merakun e fleteve te votimit, mund ti drejtohet vetem Gjykates Kushtetuese. Keshilla e Kumes, u dha pikerisht dje, kur nisen edhe negociatat mes partive politike per zgjidhjen e ngercit politik. Negociatat vijne gati nje jave pas miratimit ne Parlamentin Evropian, te rezolutes per Shqiperine. Ku theksohej se komisioni hetimor, ne kete rast, duhet te hetoje dhe bazoje punen e tij, ne materialet zgjedhore. Jo te, te gjitha materialeve zgjedhore.

Neni 178
Ruajtja e dokumentacionit
1. Asnje procesverbal i KQV-se, KZAZ-se ose i nje komisioni tjeter zgjedhor nuk mund te asgjesohet pa miratimin paraprak te KQZ-se.
2. Te gjitha procesverbalet e KQV-se ose te cdo komisioni tjeter te ngritur nga KZAZ-ja i jepen KZAZ-se ne menyren dhe kohen e caktuar nga KQZ-ja.
3. KZAZ-ja mban nga nje kopje te dokumenteve
4. Dokumentet origjinale, te parashikuara ne piken 3 te ketij neni, i dergohen KQZ-se brenda 3 muajve nga shpallja e rezultateve te zgjedhjeve. KQZ-ja mban nje kopje dhe ia dergon dokumentet origjinale Arkivit Qendror te Shtetit, ne menyren e kerkuar prej tij dhe brenda 24 muajve pas shpalljes se rezultateve perfundimtare te zgjedhjeve.
5. Menjehere pas shpalljes se rezultateve nga KZAZ-ja, komisioni i dergon KQZ-se, ne menyren e caktuar prej saj, te gjitha kutite e vulosura te votimit me procesverbalet e votimit, vulen e komisionit, fletet e votimit te perdorura ne zgjedhje, si edhe fletet e votimit te paperdorura.
6. Me marrjen e kutive te votimit dhe fleteve te votimit te paperdorura dhe pas perfundimit te afatit per ankimet, sipas ketij Kodi, KQZ-ja hap te gjitha kutite e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit, si dhe tabelat dhe procesverbalin e numrit te fleteve te votimit dhe ia dergon ato Arkivit Qendror te Shtetit ne menyren e caktuar prej tij. Te gjitha fletet e votimit dhe kunderfletet digjen nen mbikeqyrjen e KQZ-se.

KQZ, fletet e votimit digjen me caktimin e dates se zgjedhjeve
Ne rast se Presidenti Bamir Topi do te dekretoje daten e zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do te procedoje me administrimin e punes per zgjedhjet e ardhshme te pushtetit lokal. Kete procedure, Kryetari i KQZ-se, Arben Ristani, e perktheu dje, si zbatim te ligjit, arkivim te materialeve zgjedhore dhe asgjesim te fleteve te votimit. Kjo per arsyen e vetme, sepse kutite e votimit, ne baze te nenit 178 te Kodit Zgjedhor, do te lirohen dhe do te jene gati per zgjedhjet e ardhshme qe pritet te zhvillohen ne pranvere per pushtetin lokal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›